Statuti PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
FRIDAY, 02 NOVEMBER 2007 10:57

Në përputhje me dispozitat e nenit13 të Ligjit mbi partitë politike (Fl. Zyrtare e RMZ Nr. 21/04 të 31.03.2004)Kuvendi themelues i FORCËS SË RE DEMOKRATIKE të mbajtur më 22 tetor 2005 kaaprovuar                        

STATUTIN E FORCËS  SË  RE DEMOKRATIKE

DISPOZITAT THEMELORE
                                                                     Neni  1

Me statutin e FORCËS SË REDEMOKRATIKE ( në vijim FORCA ) rregullohen:

- qëllimet e bashkimit dhe mënyra e realizimit të tyre
- emblema dhe selia
- kushtet dhe mënyra e anëtarësimit dhe tërheqja nga anëtarësimi,tëdrejtat,obligimet dhe përgjegjësitë e anëtarëve,
- organizimi dhe organet e FORCËS
- të ardhurat dhe disponimi me to
- aprovimi i akteve të  FORCËS
-  fikja e punës

QËLLIMET E PARTISË
                                                                    Neni  2

Forca e Re Demokratike ështëorganizatë politike e formuar me qëllim që të veproj në mënyrë publike përpërhapjen e parimeve demokratike, decentralizimit të pushtetit dhe realizimittë idealit të individit të lirë dhe të shoqërisë së lirë, realizimit tëbarazisë nacionale, barazisë gjinore, mbrojtjes së pronës, pushtetin e sëdrejtës, të tregut të lirë dhe të së drejtës sociale në Mal të Zi.

FORCA do të shfrytëzojë të gjithamjetet e lejuara që janë në përputhje me kushtetutën dhe me ligje përrealizimin e qëllimeve të përmendura më lartë.

                                                                    Neni  3

Qëllimet programore në planinnacional të FORCËS janë:
-          Respektimi i KonventësEvropiane për të drejtat e njeriut.
-          Sigurimi idiskriminimit pozitiv në zhvillimin ekonomik të viseve në të cilat shqiptarëtpërbëjnë shumicën.
-          Sigurimi idiskriminimit pozitiv në sistemin zgjedhor për shqiptarët në Mal të Zi.
-          Sigurimi i mjeteve ngabuxheti i RMZ për realizimin e infrastrukturës komunale me qëllim të nxitjes sëzhvillimit ekonomik
-          Integrimi kulturor,ekonomik dhe politik në Mal të Zi në baza të barabarta në kuadër të integrimeveevropiane.
-          Shkollimi në gjuhënamtare në të gjitha nivelet.
-          Përdorimi i lirë isimboleve kombëtare.
-          Përdorimi i lirë ishkrimit dhe i gjuhës shqipe në bashkësitë lokale ku shqiptarët përbëjnëshumicën ose përbëjnë numër respektabël.
-          Hapja e kalimeve tëreja kufitare dhe aktivizimi i qarkullimit tregtar në kalimet në të cilat kjonuk bëhet.
-          Qarkullimi i lirë injerëzve, ideve, mallrave dhe të kapitalit ndërmjet të shqiptarëve në Mal të Zidhe të shqiptarëve të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë.
-          Afirmimi i vleraveshpirtërore,kulturore dhe politike të shqiptarëve në Mal të Zi.
-          Mbledhja e të ardhuravenga eksploatimi i resurseve natyrorë në nivelin lokal ( të detit,të qarkullimitdetar,të mineraleve,të burimeve natyrore etj. ).
-          Zhvillim i qëndruarduke ruajtur mjedisin natyror.
-          Themelimi iinstitucioneve nacionale si ato kulturore,arsimore,informative e tj.
-          Pjesëmarrjaproporcionale e shqiptarëve në organet drejtuese,gjyqësore dhe ligjdhënëse tëRepublikës së Malit të Zi.

EMRI, SELIA DHE SIMBOLET

Neni 4

Emri i partisë është:

‘’FORCA E RE DEMOKRATIKE’’
Emri i shkurtër i partisë është FORCA
Selia e partisë është në Ulqin.
Vula e Partisë është në formë të rrumbullakët.
Shenji i Partisë është: gravura e Ulqinit të Vjetër e rrethuar me elementët eBashkimit Evropian me mbishkrim në gjuhën shqipe, malazeze dhe angleze dhe meshkurticën FORCA.

ANTARSIA, TË DREJTAT DHE OBLIGIMET

Neni 5

Anëtar i FORCËS mund të jetë seciliqytetar i moshës madhore të Malit të Zi i cili pranon parimetprogramore,qëllimet dhe statutin e Partisë dhe i cili dëshiron të punojë nërealizimin e tyre
Anëtarësia në FORCA arrihet me nënshkrimin e fletës së anëtarësimit.

Neni 6

Anëtari i FORCËS merr pjesë nëaktivitetet e Partisë dhe ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet nëorganet e partisë.

Anëtari i FORCËS ka të drejtë nëmbrojtje të plotë  në rast të diskreditimit të të drejtave të tija përshkak të përkatësisë në FORCEN apo në kryerjen e punëvepartiake.                                                                    

Neni 7

Anëtari i Partisë është i detyruartë përhapë idetë të cilat përfaqëson Partia, të ruajë dhe të avancojëautoritetin e Partisë, që në zgjedhje të përpjekjet për suksesin e Partisë dhebrenda mundësive të veta të ndihmojë materialishtPartinë.                                                                                                                                     

Neni8

Anëtari i Partisë ka të drejtë që nëpunën e organeve dhe organizatave të Partisë të shprehë mendimin e vetë dhe tëmarrë qëndrime në lidhje me çështjet për të cilat bëhet fjalë dhe vendosinorganet dhe organizatat e Partisë.

Për shprehjen e mendimit apo përmarrjen e një qëndrimi të caktuar anëtari i Partisë nuk mund të bëhet viktimë esanksioneve përveç në rastet kur mban qëndrime që kanë të bëjnë mediskriminimin gjinor,fetar apo racor.

Neni9

Anëtarësimi në FORCA pushon :

-         Me dalje vullnetare
-          Me përjashtim
-          Me anëtarësim në ndonjëparti tjetër
-          Me shlyerjen ngaevidenca
-          Me kandidimin në listënzgjedhore pa përfillur vendimet e Partisë.

Neni10

  Përjashtimi është mënyrë ejashtëzakonshme e pushimit të anëtarësimit në FORCA.
  Anëtari mund të përjashtohet nga Partia në raste kur:

§  Merr pjesë në aktivitetetpolitike dhe shfaq publikisht qëndrimet që janë të kundërta  me programindhe me qëndrimet politike të Partisë,shkel dispozitat e statutit të Partisë dhenë atë mënyrë i bënë dëm Partisë.

§  Nuk realizon vendimet ePartisë për të cilat është i ngarkuar ose punon në kundërshtim me to.

§  Shfaq në publikdebatet,përfundimet dhe materialin e shkruar nga mbledhjet e organeve tëPartisë,e nuk është për këtë i autorizuar.

Procedurën e përjashtimit e inicionkëshilli vendor apo Kryetari i Partisë.

Vendimin për përjashtim e bieKryesia e Partisë.

Vendimi i dorëzohet anëtarit tëpërjashtuar i cili ka të drejtë ankese Këshillit Qendrorë në afatin prej 15ditësh.

Vendimi i Këshillit Qendror është Përfundimtar

Neni 11

Anëtarësimi në FORCËN përfundon përshkak të moskryerjes të obligimeve nga neni 5 i statutit për periudhën prej mësë paku një viti. Vendimin për shlyerjen e bie këshilli komunal e për të cilinvendim e informon Kryesinë dhe anëtarin në fjalë, i cili ka të drejtë ankese Kryesisë.

Neni12

Partia mund të ketë Kryetarin enderit. Emërimi Kryetar nderi i Partisë i jepet anëtarit të merituar të Partisëapo ish Kryetarit, e për këtë vendos Këshilli Qendrorë i FORCËS.

Emërimin anëtar nderi mund tafitojnë personat të cilët në mënyrë publike kanë shprehur besnikërinë dheangazhimin për parimet themelore të FORCËS. Për dhënien e këtij emërimi vendosKëshilli Qendror i FORCËS.

ORGANIZIMI DHE ORGANET EFORCËS                                                       

Neni 13

Organet e partisë janë Kuvendi ipartisë, Këshilli qendror, Kryetari, Nënkryetarët dhe Kryesia.

Neni 14

Kuvendi është organi më i lartëi  FORCËS . Ai mund të jetë i rregullt, i jashtëzakonshëm apo zgjedhor. Kuvendimbahet çdo vit, e më së paku një herë në dy vite.

Kuvendi zgjedhor mbahet një herë nëkatër vite. Kuvendin e përbëjnë përfaqësuesit e zgjedhur (anëtar i kuvendit) tëkëshillave organizative (komunal dhe vendor). Anëtari i Kuvendit të Partisë zgjidhetnë periudhën prej katër vitesh. Mënyrën e zgjedhjes së  anëtarëve tëkuvendit të partisë e përcakton Këshilli Qendror.

Në rastet kur anëtarit të Kuvendit,në ndërkohë për çfarëdo lloj shkaku, i përfundon anëtarësimi në FORCA, në vendtë anëtarit të kuvendit, këshilli organizativ është i detyruar të zgjedhë anëtartë ri.

Kuvendi mund t’ia shkurtojë mandatinvetes. Propozimin për shkurtimin e mandatit e jep: Këshilli Qendror, Kryetariapo më së paku një e treta e deputetëve.

Me shkurtimin e mandatit të Kuvendit, shkurtohen edhe mandatet e të gjitha organeve të Partisë.

Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor(në përbërje të re)mbahet në afatin prej 30 ditësh nga dita e prurjes sëvendimit mbi shkurtimin e mandatit të Kuvendit.

Vendimin mbi shkurtimin e mandatit ebie më shumë se gjysma e anëtarëve të Kuvendit.

Nëse për shkaqe të caktuara eposaçërisht të interesave të partisë, nuk mund të thirret kuvendi i rregulltapo i jashtëzakonshëm,kuvendi i rregullt mundet me kalimin e më së paku dyvjetëve nga dita e mbajtjes së kuvendit të kaluar zgjedhor të thërrasë kuvendine ri zgjedhor i cili do ti ketë atributet e kuvendit të rregullt dhe do tëprodhojë efektet e kuvendit të rregullt zgjedhor. Vendimet për kriteret, kohëndhe vendin e mbajtjes së tij i bie kuvendi i rregullt i partisë.  

Neni15

Kuvendi thirret me propozim të:

-         Kryetarit të partisë

-         Këshillit qendror

-         Më shumë se një të tretës së deputetëve

               

Neni 16

Puna e kuvendit është valide kur nëseancë janë prezent shumica e deputetëve.

Kuvendi zgjedhor zgjedh kuvendin evet të punës. Kuvendeve të rregullta i kryeson Kryetari i partisë. Vendimetbihen me shumicën e votave të deputetëve që janë prezent, përveç nëse me statutnuk është e paraparë ndryshe.

Neni 17

Të gjitha vendimet nga kompetenca etij Kuvendi i aprovon me votim publik, përveç nëse Kuvendi nuk vendos ndryshe. Zgjedhjetpër organet të cilat i zgjedh Kuvendi bëhen me votim të fshehtë .

Neni 18

Kompetencat e Kuvendit janë:

- Aprovimi i programit dhe të statutittë Partisë dhe ndryshimet e tyre.

- Aprovimin e raportit të KëshillitQendror për punën e Partisë.

- Vendosja për ndryshimet nëorganizimin e Partisë.

- Aprovimin e rregullores së punëspër punën e vetë.

- Vendosja për fikjen e punës sëPartisë.

- Në kuvendin zgjedhorë zgjedhë:Këshillin qendror,Kryetarin dhe Nënkryetarët.

Neni 19

Mos aprovimi i raportit vjetor tëkëshillit qendror nga ana e Kuvendit, me automatizëm fuqizon mosbesimin ndajKëshillit qendror,Kryetarit,të Nënkryetarëve dhe të Kryesisë së FORCËS.

Kuvendi zgjedhor duhet të mbahet nëafatin prej 30 ditësh. Propozimin për shkarkimin e Kryetarit të Partisë mund tajapë Këshilli qendror dhe një e treta e anëtarëve të Kuvendit.

Kuvendi mbahet në afat prej 30ditësh, pas aprovimit të propozimit në Këshillin Qendror, pra të propozimit meshkrim të një të tretës së anëtarëve të Kuvendit, në rastin nga alineja tre.

Kuvendi mbahet në afatin prej 30ditësh me aprovimin e propozimit në Këshillin Qendror,  pra të propozimitme shkrim të Kryetarit dhe të propozimit me shkrim të një të tretës së anëtarëvetë Kuvendit në rast të alinesë katër.

KËSHILLI  QËNDROR

Neni 20

Këshilli qendror është organ ipartisë i cili në mes të dy kuvendeve përcakton politikën e Partisë nëpërputhje me vendimet e Kuvendit.

Këshilli Qendror është përgjegjëspër realizimin e programit dhe të qëndrimeve politike të Partisë, si dhe përrealizimin e vendimeve të Kuvendit.

Neni 21

Këshillin Qendror e përbëjnë:

-         Kryetari dhe Nënkryetarët

-         Anëtarët që i zgjedh Kuvendi i Partisë ( 15 )

-         Deputetët Republikan

-         Këshilltarët e Kuvendit Komunal

-         Kryetari i Forumit Rinor të FORCËS

-         Anëtarët e kooptuar ( më së shumti 20 % prej numrit të cilin e zgjedh KuvendiPartisë) për çka vendos Këshilli Qendror me votim të fshehtë,me propozimin eKryetarit të Partisë;

Kryetari, gjegjësisht Nënkryetarët ePartisë janë sipas funksionit Kryetari i Këshillit Qendror, gjegjësishtNënkryetarët e Këshillit Qendror.

Mandati i anëtarëve të Këshillit Qendrorzgjat 4 vite, përveç nëse Kuvendi vendos ndryshe.

Neni 22

Anëtarët të cilët i zgjedh Kuvendi,zgjidhen në mënyrën të cilën e përcakton Këshilli Qendror.

Listën e përcakton Kryesia, e ajoduhet të përmbajë më së paku 30% më shumë kandidatë se sa zgjidhen, e më sëshumti 100% më shumë kandidatë se sa zgjidhen.

Neni 23

Këshilli Qendror:

-         Thërret Kuvendin,

-         Vendos për vendin dhe kohën e mbajtjes së Kuvendit të rregullt,

-         Propozon rendin e ditës dhe rregulloren e punës së Kuvendit,

-         Përcakton numrin e saktë të kandidatëve për përbërjen e Këshillit Qendror,

-         Jep Kuvendit raportin e punës së Partisë për periudhën në mes të dy kuvendeve

-         Përcakton propozimin e Statutit të FOCËS, si dhe të ndryshimeve dhe të plotësimevetë tij,

-         Inicion procedurën për shkarkimin e Kryetarit dhe të Nënkryetarëve me propozimtë një të tretës së anëtarëve,

-         Vendos për mospjesëmarrjen eventuale në zgjedhje në të gjitha nivelet,

-         Vendos për koalicionet eventuale në të gjitha nivelet,

-         Përcakton listën e kandidatëve për këshilltarë dhe deputetë,

-         Vendos për listën e propozuar zgjedhore në tërësi,

-         Aktivizon dorëheqjet e deponuara të këshilltarëve dhe të deputetëve kur vjenderi te shkelja serioze e obligimeve të tyre si këshilltarë apo deputet,

-         Vendos për pjesëmarrje në Qeveri si dhe në organet republikane dhe lokale,

-         Konfirmon vendimet e Kryesisë për zgjedhjen e kuadrove për organet eqeverisjes,

-         Aprovon programin zgjedhor të Partisë,

-     Aprovonraportin e Kryesisë,

-         Aprovon raportin e klubit të deputetëve,

-         Aprovon raportin e klubit të këshilltarëve,

-         Bien vendimin përfundimtar për shpërbërjen e Këshillave organizativë,

-         Bien vendimet në lidhje me ankesat që kanë të bëjnë me vendimet përpërjashtimin nga anëtarësia,

-         Aprovon rregulloren e punës së vetë.

 Këshilli Qendror vendos përbashkëpunimin me organizatat dhe asociacionet ndërkombëtare dhe anëtarësimineventual të FORCËS në to.

Neni 24

Këshilli Qendror vendos mekompetencë nëse në mbledhje marrin pjesë shumica nga numri i përgjithshëm i anëtarëvetë Këshillit Qendror.

Votimi është publik, përveç nërastet e inicimit të shkarkimit të Kryetarit dhe të Nënkryetarëve. Këshilli Qendrori bie vendimet me shumicën e votave të anëtarëve prezent. Këshillin Qendrorë ethërret Kryetari i Partisë ose një e treta e anëtarëve të Këshillit Qendror mësë paku një herë në gjashtë muaj.

                                                            Neni  25

Në rastet kur anëtari i Këshillit Qendrornë mënyrë të paarsyeshme nuk merr pjesë në tri mbledhje,i pushon mandati nëKëshillin Qendror, e në vendin e tij vjen anëtari tjetër sipas rendit, ngalista nga e cila është zgjedhur anëtari.

                                                              Neni  26

Kryetarin dhe Nënkryetarët i zgjedhKuvendi me votim të fshehtë. Mandati i Kryetarit dhe i Nënkryetarëve zgjatkatër vite, përveç nëse Kuvendi vendos ndryshe.

                                                             Neni  27

Secili anëtar i FORCËS ka të drejtëtë kandidojë për Kryetarin e Partisë. Kandidati për Kryetar është i obliguar tëparashtrojë platformën programore të Partisë, numrin e Nënkryetarëve qëzgjidhen dhe kandidatët për Nënkryetarë.

Kandidatura është e plotfuqishmenëse është e siguruar përkrahja e më së paku 10 përqind të anëtarëve tëPartisë. Për Kryetar të Partisë zgjidhet kandidati i cili në raundin e parë tëvotimit fiton shumicën e votave të anëtarëve prezent. Në raste kur në zgjedhjemerr pjesë një kandidat i cili nuk fiton shumicën e votave të anëtarëveprezent, procedura e zgjedhjes përsëritet me kandidatë të rijtë.

Në raste kur në zgjedhje marrinpjesë më shumë kandidatë dhe asnjeri prej tyre nuk fiton në raundin e parë tëvotimit shumicën e votave të anëtarëve prezent,atëherë votimi përsëritet në mestë dy kandidatëve të cilët kanë fituar numrin më të madh të votave, kursezgjidhet ai i cili fiton më shumë vota në raundin e dytë. Me zgjedhjen eKryetarit të Partisë njëkohësisht aprovohet edhe platforma e parashtruarprogramore e Partisë.

                                                                Neni 28

Kryetari FORCËS:

     -Përfaqëson Partinë në vend dhe jashtë vendit,

     -Udhëheq me organizatën partiake dhe harmonizon dhe vëzhgon funksionimine  Partisë

 -   Thërret dhekryeson mbledhjet e Këshillit Qendror,

 -   Thërret Kuvendine Partisë,

 -   Është përgjegjëspër realizimin e vendimeve të Kuvendit dhe të Këshillit Qendror,

-         Mund ta ndalojë realizimin e vendimit të Kryesisë, deri në mbledhjen e parë të ardhshmetë Këshillit Qendror, e cila duhej të mbahet në kësi rasti në afatin prej 15ditësh.

-         I propozon Kuvendit numrin e Nënkryetarëve dhe kandidatët.

-         Përcakton punët të cilët duhet t’i kryejnë Nënkryetarët.

-         Inicion para Kuvendit procedurën për shkarkimin e Nënkryetarëve.

-         Emëron portparolin e Partisë.

-         Propozon listën e përhershme të kandidatëve për deputetë dhe këshilltarë.

-         Propozon listën zgjedhore me renditjen përfundimtare të kandidatëve përdeputetë për secilat zgjedhje të shpallura.

-         Propozon prurjen e vendimit për koalicionet eventuale.

-         Propozon programin zgjedhor të Partisë.

-         Emëron këshilltarët.

-         I jep raportin Këshillit Qendror dhe Kuvendit të Partisë.

-         Jep autorizime për përfaqësime në Gjyq apo në organet tjera.

-         Nënshkruan dokumentet financiare.

-         Aprovon çeljen e xhiro-llogarive dhe punimin e vulave të organizatave vendore.

  

KRYESIJA

                                                                   Neni  29

Kryesja është organi ekzekutivpolitik i Partisë.

Kryesine e Partisë e përbëjnë :

Kryetari, Nënkryetarët, deputetët,ministrat, kryetari i Forumit rinor, Kryetarët e këshillave komunale dhekryetarët e klubeve të këshilltarëve. Kryesia me iniciativën e kryetarit tëPartisë diskuton për çështjet që kanë të bëjnë me fushëveprimin e Kryetarit.

Në mungesë të Kryetarit të Partisëatë e zëvendëson Nënkryetari të cilin ai e autorizon.

Neni 30

Kryesia e Partisë udhëheqaktivitetet parazgjedhore të Partisë,përcakton programin zgjedhor, përgatitmbledhjet dhe realizon vendimet e Këshillit Qendror.

Kryesia e Partisë përcjell punën eministrive në nivel të Republikës së Malit të Zi dhe punën e K.K. në nivelin epushtetit lokal.

Kryesia është përgjegjëse KëshillitQendror për qëndrimet partiake në nivelin republikan dhe atë lokal.

Neni 31

   

Kryesia e Partisë:

-         Përshtat dhe vëzhgon punën e organeve lokale të Partisë,

-         Bie rregulloren e punës të këshillave vendore,

-         Organizon shtabet zgjedhore në të gjitha nivelet,

-         Bie dhe realizon programin e fushatës zgjedhore,

-         Përcakton listat përfundimtare të kandidatëve nëpër komuna për zgjedhjen e anëtarëvetë Këshillit Qendror,

-         Bie vendimet për organizimin dhe përhapjen e Partisë si dhe për formimin ekëshillave vendore,

-         Bie vendimin e suspendimit të këshillave vendore,

-         Vendos përfaqësuesit nëpër komuna ku nuk është i formuar këshilli vendor,

-         Sipas nevoje thërret kuvendet e këshillave vendore,

-         Bie vendimin për përjashtimin nga Partia,

-         Vendos për mosmarrëveshjet në mes të organeve të Partisë dhe të kryetarit,

-         Jep pëlqimin për programin dhe statutin e Forumit rinor të FORCËS,

-         Formon listat kuadrovike për organet komunale dhe republikane,

-         Nga listat kuadrovike kryen zgjedhjen e personave për organet e qeverisjes, tëcilat i aprovon Këshilli Qendror,

-         Emëron sekretarin afarist,

-         Aktivizon dorëheqjet e deponuara të këshilltarëve kur vjen deri te shkeljaserioze

e obligimeve si këshilltar,

-     Themelondhe shpërndan këshillat profesionale, nënkëshillat dhe komisionet,

-     Vendos përankesat mbi shlyerjen nga evidenca,

-     Planifikondhe organizon tubimet politike të Partisë,

-     Dispononme mjetet financiare dhe rregullisht e informon Këshillin Qëndror mbi mënyrën eshpenzimeve të këtyre mjeteve,

-         Debaton për të gjitha çështjet e rëndësishme lidhur me punën e Partisë dhe jepmendime dhe propozime Këshillit Qendror,

-         Organizon sekretariatin e Partisë dhe shërbimet tjera rrespektive për kryerjene punëve profesionale, administrative dhe financiare të Partisë,

-         Kryen punët në vijim në Parti,

-         Bie rregulloren e punës së vetë.

Neni 32

Kryesia e Partisë vendos në mënyrëkualifikative nëse në mbledhje marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve,kurse vendimet i bie me shumicë votash.

Kryesia takohet më së paku një herënë tre muaj.

KËSHILLAT PROFESIONALE

Neni 33

Kryesia formon për lëmit e caktuaraKëshillat profesionale nga ekspertë të caktuar.

Puna e Këshillave profesionale rregullohet  me një rregullore pune të veçantë.

FORUMI RINOR I FRD-FORCËS

Neni 34

Në kuadër të  FORCËSorganizohet Forumi rinor i FRD-së si organizatë e anëtarëve të rijtë tëPartisë.

Forumi rinor aprovon programin dhestatutin e vetë, i cili nuk mund të jetë në kolizion me programin  dhe statutine Partisë dhe i cili i nënshtrohet verifikimit nga ana e Kryesisë së Partisë.

Forumi rinor i FORCËS i zgjedh tëgjitha organet e veta.

KËSHILLAT KOMUNALE DHE VENDORE

                                                              

Neni 35

Organizatën komunale e përbëjnë tëgjithë anëtarët e Partisë në një komunë të caktuar.

Organi më i lartë i organizatëskomunale është Kuvendi.

Kuvendin e organizatës e thërretkryetari i këshillit komunal, Këshilli komunal,1/3 e këshillave vendore, 1/3 eanëtarësisë së organizatës komunale, kurse në raste të veçanta Kryesia.

Mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve tëkuvendit komunal e përcakton këshilli komunal, e në raste të veçanta Kryesia.

Kuvendi i organizatës komunalevendos plotfuqishëm kur në mbledhje marrin pjesë shumica e anëtarëve tëkuvendit komunal. Kuvendi vendos me shumicën e anëtarëve prezent. Votimi ështëpublik,kurse kuvendi mund të vendosë që për disa çështje nga fushëveprimi i tijtë votohet edhe në mënyrë të fshehtë.

Kuvendi i organizatës komunale:

-         Bie planin e punës të organizatës komunale me propozim të këshillit komunal,

-         Zgjedh anëtarët e këshillit komunal me votim të fshehtë,

-         Aprovon raportin e punës dhe të afarizmit financiar të këshillit komunal në mestë dy kuvendeve.

Neni 36

Këshilli komunal udhëheq me punën eorganizatës komunale në mes të dy kuvendeve.

Kuvendi komunal themelohet nëkomunën në të cilën ka më së paku 30 anëtarë të Partisë, përveç në rastet kurpër shkak të kushteve lokale, Kryesia vendos që ky numër mund të jetë më ivogël.

Këshillin komunal e përbëjnë:

-         Më së paku 7 anëtarë të zgjedhur në kuvendin e organizatës,

-         Anëtarët e Këshillit Qendror nga kjo organizatë, përveç anëtarëve të Kryesisë,

-         Kryetari i klubit të këshilltarëve, gjegjësisht përfaqësuesi i këshilltarëve,

-         Anëtarë të kooptuar (deri 30% nga numri i anëtarëve të zgjedhur),

-         Kryetari i klubit rinor të këshillit komunal të FORCËS,

-         Këshilli komunal zgjedh nga radhët e veta kryetarin dhe maksimum dy nënkryetarëme votim tëfshehtë.              

Këshilli komunal vendos me shumicëvotash të anëtarëve prezent, nëse në mbledhje marrin pjesë më shumë se gjysma eanëtarëve të këshillit.

Mbledhjen e këshillit komunal e thërretkryetari i këshillit ose 1/3 e anëtarëve të këshillit,

së paku një herë në muaj.

Mandati i këshillit komunal zgjatderi në mbajtjen e kuvendit të ardhshëm të organizatës.

Neni 37

Këshilli komunal ka vulën e vetë.

Vula e këshillit komunal është nëformë të rrumbullakët me shenjin e Partisë në mes në cepin e të cilit në mënyrërrethore është i shkruar emri i Partisë dhe emri i këshillit komunal.

Në rastet kur anëtari i këshillitkomunal në mënyrë të paarsyeshme nuk merr pjesë në tri mbledhje i pushon mandatinë këshillin komunal.

Neni 38

Këshilli komunal:

-         Punon në përhapjen e ideve dhe në popullarizimin e programit të Partisë.

-         Realizon qëndrimet e Partisë dhe jep përgjegjësi për realizimin e tyre.

-         Është i obliguar t’i kryejë të gjitha punët të cilat ia ngarkon Kryesia ePartisë.

-         Është i obliguar ta përhapë organizimin e Partisë në mbarë territorin ekomunës.

-         Mund ta formojë kryesinë e vetë nëse këshilli komunal ka më së paku 15 antarë.

-         Përcakton fushëveprimin e punës së kryesisë komunale.

-         Organizon aktivitetet zgjedhore në fushatën zgjedhore dhe është përgjegjës përrealizimin e tyre.

-         Merr pjesë në mënyrë aktive në zgjidhjen e të gjitha problemeve në nivelinlokal.

-         Udhëheq afarizmin financiar të këshillit.

-         Mbledh të gjitha informatat mbi situatën lokale  dhe ia përcjell Kryesisë.

-         Propozon kandidatët për anëtarët e Këshillit Qendror.

-         I propozon Kryetarit të Partisë kandidatët për listën e përhershme tëkandidatëve për deputet.

-         Themelon dhe shpërbën këshillat vendore për territorin e një vendi zgjedhorëose emron dhe shkarkon përfaqësuesit e Partisë nëse nuk është në mundësi që në territorine vendit zgjedhorë të formojë këshillin vendor.

-         Aprovon raportin e klubit të këshilltarëve, gjegjësisht të përfaqësuesve tëkëshilltarëve.

-         Përcjell punën e këshilltarëve dhe për këtë rregullisht e informon Kryesinë ePartisë.

-         Zgjedh deputetët për Kuvendin e FORCËS.

-         Propozon listën e kandidatëve për këshilltarë.

-         Propozon përfaqësuesit për qeverisjen lokale në të cilën merr pjesë Partia.

-         Kryen vizitat e rregullta në anëtarësi, së paku një herë në dy muaj.

Neni 39

Këshilli komunal konstituohet 6 muajpas pjesëmarrjes së Partisë në zgjedhjet e para lokale apo republikane mekushtin që të fitohen tre vende këshilltarësh ose një vend deputeti. Deri tekonstitruimi i këshillit komunal të gjitha veprimet në bazë të këtij statuti dot’i kryejë Kryesia e Partisë dhe Këshilli Qendror në bazë të kompetencave tëtyre.

Neni 40

Këshilli vendor i kryen punët tëcilat ia ngarkon këshilli komunal i komunës së cilës ky këshill vendor  ipërket. Këshilli vendor zgjedh kryetarin, i cili për punën e këshillit vendor einformon këshillin komunal. Deri te formimi i këshillit komunal ,këshillivendor është përgjegjës Kryesisë së Partisë dhe Këshillit Qendror. Kryetarët ekëshillave vendore dhe përfaqësuesit e emëruar të cilët nuk janë zgjedhur në këshillinkomunal,marrin pjesë në punët e këshillit komunal pa drejtë vote.

KËSHILLI MBIKQYRËS

Neni 41

Këshilli mbikëqyrës themelohet përpunët e kontrollit të hyrjeve dhe të daljeve financiare të Partisë.

Këshilli mbikëqyrës ka tre anëtarëtë cilët i zgjedhë Këshilli Qendror jashtë anëtarësisë së tij.

Këshilli mbikëqyrës është i obliguartë informojë për të gjitha parregullsitë parimore Këshillin Qendror, Kryesinëdhe Kryetarin e Partisë.

KËSHILLI STATUTOR

Neni 42

Këshilli statutor përgatitpropozimet për ndryshimet dhe plotësimet në statut dhe në formën e dhënies sëmendimeve e analizon statutin dhe statutshmërinë e akteve të përgjithshme tëPartisë.

Këshillin statutor e zgjedh KëshilliQendror. Këshilli statutor numëron 3 anëtarë.

Këshilli statutor në mbledhjen konstitutivee zgjedhë kryetarin e vetë.

Komisioni statutor i raportonKëshillit Qendror.

DEPUTETËT DHE KËSHILLTARËT

Neni 43

Deputetët janë anëtarët e zgjedhurtë Partisë të cilët e përfaqësojnë Partinë dhe  angazhohen për qëndrimet esaja politike në Kuvend.

Neni 44

Listat zgjedhore i propozon Kryetarii Partisë nga lista e përhershme e kandidatëve për deputet të cilën e kaaprovuar Këshilli Qendror. Me rastin e emërimit të deputetit duhet medoemos tërespektohet renditja në listën zgjedhore.

Neni 45

Lista e përhershme e kandidatëve përdeputet renditet sipas rendit alfabetik. Lista e përhershme mund të ndryshohetnë përputhje me interesat e Partisë,për çka e bie vendimin Këshilli Qendror. Listae përhershme formohet ashtu që këshillat komunalë i propozojnë kandidatëtKryetarit të Partisë, i cili i shqyrton këto propozime dhe  e ofron listëne përhershme Këshillit Qendror për aprovim. 

Neni 46

Për propozimin dhe zgjedhjen ekandidatëve për deputet duhet të merren parasysh si më poshtë:

- Puna në Parti dhe kontributi idhënë.

- Aftësitë organizative dhepolitike.

- Kredibiliteti moral.

-  Preferencat që kandidati ika në mjedisin ku jeton.

-  Preferencat që kandidati ika në qarqet profesionale.

-  Gjendja shëndetësore.

Neni 47

Kandidatët për deputet nga lista epërhershme janë të obliguar që:

-         Të marrin pjesë në mënyrë aktive në punën e Partisë.

-         Të punojnë pareshtur në përhapjen e ideve të Partisë dhe organizimit të sajë nëterren.

-         Të realizojnë në jetë vendimet e Partisë.

-         Me preferencat e veta dhe me punën e tyre të përfitojnë simpatizues të rijë tëPartisë.

-         Të popullarizojnë idetë e Partisë përmes televizionit,radios dhe shtypit.

Neni 48

Deputetët e japin raportin gjashtëmujorëtë punës Këshillit Qendror.

Deputetët janë të obliguar qëmenjëherë pas zgjedhjeve të deponojnë dorëheqjet e veta të parevokueshme meshkrim në Parti. Dorëheqjet e deponuara aktivizohen nga Këshilli Qendror nërastet e shkeljeve serioze të obligimeve si deputet.

Neni 49

Këshilltarët janë anëtarë tëzgjedhur të Partisë, të cilët e përfaqësojnë Partinë dhe përpjekën përqëndrimet e saja politike në kuvendet e Kuvendeve Komunale.

Klubet e këshilltarëve, gjegjësishtpërfaqësuesit e këshilltarëve japin raporte gjashtëmujore për punën e tyrekëshillit komunal. Me rastin e kandidimit, këshilltarët janë të obliguar tëdeponojnë dorëheqjet në Parti.

Dorëheqjet aktivizohen nga Kryesia.

ADMINISTRATA E PARTISË

Neni 50

Punët administrativo–teknike nëParti i kryen sekretari teknik i këshillit komunal.

Sekretarin teknik e zgjedhë kryesiae Partisë.

Sekretari teknik për punën e vetëështë përgjegjës Kryesisë së Partisë. Sekretari teknik nuk mund të ketë asnjëfunksion politik në Parti.

Përveç sekretarit teknik, Kryesia ePartisë mund të angazhojë edhe punëtorë të tjerë administrativ, në varësi ngavëllimi i punëve dhe gjendja në buxhetin e Partisë.

TË ARDHURAT E PARTISË

Neni 51

Të ardhurat e  FORCËS janë:

-         Të ardhurat në bazë të ligjeve për financimin e partive politike.

-         Kontributet e deputetëve dhe i të gjithë anëtarëve të  FORCËS të cilëtjanë të emëruar në funksione të paguara në organet përfaqësuese, në përputhjeme vendimet e Kryesisë së Partisë.

-         Kontributet e anëtarëve dhe të simpatizuesve të Partisë.

-         Burimet tjera ligjore.

   Me mjetet e Partisëdisponon dhe për shfrytëzimin e tyre vendos Kryesia e Partisë.

DISPOZITAT KALIMTARE DHEPËRFUNDIMTARE

Neni 52

Puna e Partisë fiket me vendim tëKuvendit të  FORCËS, me propozim të Këshillit Qendror ose të Kryetarit tëPartisë. Me rastin e fikjes së punës së  FORCËS, krejt pasuria e Partisëkalon në pronësi të organizatave joqeveritare.

Neni  53

Ky statut ndryshohet me procedurë tënjëjtë si në rastin e aprovimit të tij.

Propozimin për ndryshim të statutit,gjegjësisht për aprovimin e statutit të ri mund ta bëjë:

-         Kryetari i Partisë.

-          1/3 e deputetëve të Kuvendit.

-         Këshilli Qendror.

Neni 54

Kystatut vjen në fuqi me aprovimin në mbledhjen e Kuvendit të Partisë 22 tetor2005 në Ulqin


 

Kuvendi Ulqinit

Newsletter

Newsletter