Sot u bënë plot dy vite nga zgjedhjetparlamentare dhe lokale të vitit 2006.
E zakonshme është që të bëhet një rezyme i aktivitetevedhe arritjeve për këtë periudhë kur të gjithë kanë premtuar dhe janë betuar sedo të punojnë për të mirën e popullit.
Kjo sidomos i përket atyre që e kanëfituar mandatin të ushtrojnë pushtet, në rastin konkret PDS-së dhe UDSH-së.
Megjithatë, si kryetar i FORCËS,shfrytëzoj rastin që edhe një here t’iu falënderoj të gjithë qytetarëve që nadhënë votën me të cilën FORCA e re demokratike doli partia më e fortë lokale,por për fat të keq, më vonë të tradhtuar nga partneri i koalicionit i cilindërroi partnerë i udhëhequr kryekëput me interesa personale.
Me rastin e dites nderkombetare e te rinjve Forca Rinore organizoi nje performans ne Tuz ku jane shperndare fletushka rreth kesaj dite dhe me te cilin rast eshte lexuar nje deklarate. Në mbrëmje është mbajtur edhe koncerti për te rinjët në të cilën morrën pjesë më tepër se 1000 te rinj nga Malësia.
Deklarata për media
Në konferencën që u mbajt me 17 dhjetor në Asamblenë e përgjithshme te OKB, u pranua propozimi qe u be nga Konferenca Botërore e Ministrave ku u vendos qe dita ndërkombëtare e te rinjve te shpallet 12 gushti. Ata vendosen qe kjo dite te shënohet me qellim qe ne je fare mënyre te rrisin ndërgjegjen e te rinjve, kyçjen e tyre ne jetën publike, dhe njohjen e potencialeve te tyre.
Ne lidhje mbi projekt ligjin për kulturë të hartuar dhe lëshuar në diskutim publik nga Ministria e kulturës, sportit dhe mediaveForca e re demoktarike paraqitet me ketë kumtesë për opinion:
Duke e vlerësuar kulturën si një dimension me vlerë të veçantë shoqërore, kombëtare e shtetërore, me keqardhje konstatojmë se një materie te tillë nuk iu janë qasur në mënyrë serioze, që dëshmohet edhe me intervalin kohor të diskutimit publik prej 15 ditësh, që është afat shumë i shkurtër, pët të trajtuar ketë çështje në mënyrë serioze dhe profesionale, nga subjektet e ndryshme relevante.
Vendimi per mospjesemarrje ne seancat e Kuvendit te Ulqinit
THURSDAY, 12 JUNE 2008 09:59
Te gjitha partite opozitare ne Kuvendin Komunal te Ulqinit kane vendosur qe te mos marrin pjese ne vazhdimin e punimeve te Kuvendit, do te thote ne mbledhjen e pare te seances se pare te rregullte te Kuvendit te Ulqinit, deri ne perfundimin e saj.
Opozita e ka marre kete qendrim me qellim qe qytetareve si dhe opinionit te gjere ti ttregoj se si shumica aktuale e Kuvendit (opozite kjo e formuar ne menyre artificiale me pjesemarrjen joprincipiele te tre keshilltareve nga opozita) shkel Kushtetuten dhe Ligjin, sepse seancat i mbajne pa kvorum, nganjehere edhe vendimet i biejne pa kvorum dhe ne kete menyre nuk iu mundesojne keshilltareve nga opozita qe te jene anetare te keshillave drejtuese ne nderrmarrjet dhe institucionet publike ne nivelin e komunes se Ulqinit.
Reagimi i opozites per mos prezencen ne Kuvendin Komunal te Ulqini
THURSDAY, 12 JUNE 2008 09:41
Me rastin e punës pa kuorum të koalicionit në pushtet në Kuvendin e Komunë së Ulqinit e gjithë opozita në Kuvendin Komunal së bashku jep sqarime mbi arsyet e mosprezencës në punën e sotëm të Kuvendit:
Edhe mbas 11 muajve që është formuar shumica në Komunën e Ulqinit, opozita edhe më tej nuk është e përfaqësuar as në këshillat e Kuvendit dhe në ato të ndërmarrjeve publike.
Në mbledhjen e Këshillit qendror të Forcës së re demokratike, ndër të tjerat u diskutua dhe çështja e ndërtimit të ashensorit ( liftit ) nën Kala, dhe u përfundua:
Kalaja si njëri prej simboleve të fundit ( deri më tani relativisht mirë të mbrojtur ) që tregojnë mbi lashtësinë dhe historinë tonë, është shëndruar në një punishte pa leje dhe pa kontroll. Si duket kaosi urbanistik e ka gjetur mënyrën me te keqe t’i hakmerret qytetit. Atë po e bën përmes gropimeve te themeleve, shkatërrimit te shkëmbinjve , ndërtimit të ashensorëve (liftave) dhe atë në vende te zgjedhura sipas ‘dëshirave” dhe preferncave të investitorëve.