Program_sh

Program_cg

Rezultatet e Zgjedhjeve Lokale 2010
WEDNESDAY, 26 Maj 2010 18:54
PARTITË
PARTIJE
NUMRI I VOTAVE
BROJ GLASOVA
NUMRI I KËSHILLTARËVE
BROJ ODBORNIKA
%
FORCA 3642 11 30,04%
SDP 728 2 6,01%
DUA-DPS 4816 14 39,73%
PPD 667 2 5,50%
G.G. ISTINA 86 0 0,71%
KOALICIJA BOLJI ULCINJ 907 2 7,48%
BOSH. STRANKA 130 0 1,07%
PERSPEKTIVA 661 1 5,45%
DS-BDSH 485 1 4,00%

 

Rezultatet e Zgjedhjeve Lokale Ulqin - 2010

Rezultati lokalnih Izbora Ulcinj - 2010


Add a comment
 
Promovimi Qendror 2010
THURSDAY, 20 Maj 2010 00:00

Dim lights Download Embed Embed this video on your site


 
Debati Cungu - Hajdinaga ne Tv Teuta
TUESDAY, 11 Maj 2010 10:29


Add a comment
 
Konferenca per media 10.05.2010
MONDAY, 10 Maj 2010 12:53

xhaudet_cakuli_10052010Konferencë për media 10.05.2010

Funksionimi i pushtetit, si në nivel shtetëror ashtu edhe në nivel lokal realizohet dhe pasqyrohet përmes mjeteve buxhetore, grumbullimit dhe menaxhimit të tyre për përmbushjen e qellimeve programore dhe zhvillimore.

Deri kah mesi i  vitit 2009 realizimi i shpenzimeve operative,( dmth. i shpenzimeve për rroga të administratës, shpenzime për rrymë, materiale për zyre, mëditje,  reprezentacion e tjera), ishte në përputhje me parashikimet në buxhet, kurëse realizimi i buxhetit kapital, (dmth. për ndërtimin e infrastrukturës komunale) të 4 viteve të ushtrimit të pushtetit të koalicionit europian, në krye me z.Hajdinagën, ishte një dështim i plotë.

Ata duan të vazhdojnë të realizojnë buxhetin kapital me stilin e vet, e që kulmin e dyshtimit e arriti në vitin 2009 kur planifikuan të realizojnë mbi 10 milion EURO dhe realizuan vetëm 0,28 milion EURO(ose 280,000.00 EURO), dmth. Vetëm 2,8% nga mjetet e planifikuara.
Kjo do të thotë se i mashtruan të gjithë qytetarët nga Krruçi deri në Shtojë e Prej Kllezne deri në Sukubinë, sepse nuk i realizuan projektet e parapara në Planet e rregullimit të hapsirës që nga viti 2006 deri në vitin 2010.

Kërkesa e slloganit të tyre të vazhdojnë është fyerje e arsyes së shëndoshë dhe e dinjitetit të çdo qytetari të Ulqinit dhe e votuesve të kësaj komune.

Z. Hajdinaga dhe koalicioni i cili e mbështet, me paftyrësi të paparë politike kërkojnë të vazhdojnë edhe pse kanë mbi 3,5 milon EURO borxhe ndaj ekzekutuesve të punëve dhe mbi 11,5 milon EURO borxhe të bazuara në kërkesat e personave fizik dhe juridik para organeve gjyqsore.
Edhe për këtë arsye kërkesa e slloganit të tyre të vazhdojnë është fyerje e arsyes së shëndoshë dhe e dinjitetit të çdo qytetari të Ulqinit dhe e votuesve të kësaj komune.

Për shkak të politikës së dyshtuar të „Koalicionit evropian“ në krye me z. Hajdinagën, punonjësit e komunës nuk kanë marrë rroga më se katër muaj, të NP të zjarrfiksave më se 5 muaj, të NP komunale, mbi 2 muaj, të Qendrës për kulturë, mbi 6 muaj, të qendrës informative ( radio dhe TV Ulqini), mbi 8 muaj, Të UPIN-it, mbi 6 muaj, të NP për ruajtje të egërsirave, mbi 12 muaj. Ndërkohë, nëpunësit e komunës dhe të këtyre ndërmarrjeve nuk kanë guxim të ankohen për mungesën e burimit të egzistencës së tyre dhe të familjeve të veta, sepse kërrcënohen se do të largohen nga puna nëse shprehin pakënaqësinë.
Edhe për këtë arsye kërkesa e slloganit të tyre të vazhdojnë është fyerje e dinjitetit të çdo nëpunësi dhe të familjarëve të tyre dhe është hipokrizi e një pushteti të dyshtuar.

Koalicioni për Ulqinin evropian në krye me z. Hajdinagën nuk ka të holla as për rrogat e para të nëpunësve të Organizatës turistike, të cilët punojnë që 5 muaj dhe nuk kanë marrë asnjë rrogë. Për përgaditjen e sezonit turistik as nuk bëhet fjalë, sepse për ta më të rëndësishme janë investimet për blerje të votave të cilat po ndodhin këto ditë, sesa mirëvajtja e kësaj dege ekonomike me rëndësi jetësore për Ulqinin. Më e rëndësishme ishte të rrënohen objektet si Galebi dhe objektet e dhjetra qytetarëve në Ranë, të cilët u lanë pa burim egzistence, pa i ofruar alternativë dhe duke e varfëruar ofertën e shyrbimeve gjat sezonit turistik.
Pasojat fatale të ndërtimit të trotoarit në rrugën kryesore të qytetit në filim të sezonit turistik për afaristat që punojnë në atë rrugë janë edhe një dështim i pushtetit të koalicionit europian, në krye me z. Hajdinagën.
Edhe për këto arsye kërkesa e slloganit të tyre të vazhdojnë është fyerje e arsyes së shëndoshë dhe fyerje e dinjitetit të çdo qytetari të Ulqinit dhe e votuesve të kësaj komune.

Qytetarë të nderuar, po e përsëris edhe një herë se Z. Hajdinaga dhe koalicioni për Ulqinin europian i cili e mbështet, me paftyrësi të paparë politike kërkojnë të vazhdojnë, edhe pse kanë mbi 3,5 milon EURO borxhe ndaj ekzekutuesve të punëve dhe mbi 11,5 milon EURO borxhe të bazuara në kërkesat e personave fizik dhe juridik para organeve gjyqsore.

Kulmi i pafryrësisë politike është bilbordi pa koment me pamje të Valdanosit, që ndoshta edhe mund të jetë mesazh se dorëzohen për shkak të premtimeve boshe dhe dhe mesazh se duan ta dorëzojnë një komune të falimentuar.

Qytetarë të nderuar, koalicioni për Ulqinin europian kërkon nga ju të votoni vazhdimin e dështimit të tyre dhe ta çoni komunën drejt falimentimit, drejt bakrrotit.
Ne jemi të bindur se ju nuk do të përkrahni një politikë të dështuar e cila tenton rë fyej arsyen tuaj të shëndoshë dhe dinjitetin tuaj.

Vetëm FORCA ofron  alternativë dhe rrugdalje nga kjo situatë e vështirë. FORCA ofron ZHVILLIM. Prandaj, votoni Forcën e zhvillimit. Votoni nr. 1.

Forca

 


Add a comment
 
Genci Nimabegu 16.04.2010
FRIDAY, 16 APRIL 2010 18:52


Add a comment
 
Telegram ngushelimi Ambasadorit te Polonise
TUESDAY, 13 APRIL 2010 10:34

Me rastin e vdekjes tragjike te Kryetarit te Polonise, Nazif Cungu, Kryetar i force se re demokratike i dergoi telegram ngushellimi ambasadorit te Polonise ne Podgorice

***

I nderuari, z. Lindenberg

Me rastin e vdekjes së kryetarit Lech Kaczynski me të shoqen e tij, një numër i madh i zyrtarëve të lartë, poashtu edhe qytetarëve tjerë të Polonisë, pranoni keqeardhjen time të thellë.
Ju lutem që ngushëllimet tona më të sinqerta t ia përcillni familjeve të viktimave poashtu edhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Polonisë

Me respket
Kryetari
Nazif Cungu
Add a comment
 
Top Chanel "Shqip" - Shqiptaret ne Malin e Zi
TUESDAY, 06 APRIL 2010 00:00

Dim lights Download Embed Embed this video on your site

Dim lights Download Embed Embed this video on your site

Dim lights Download Embed Embed this video on your site

 
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

Kuvendi Ulqinit

Newsletter

Newsletter

Untitled 1