Poštovani gradjani,
Da je Nova demokratska snaga "Forca" bila i jeste u pravu kada izražava sumnju u regularnost sprovodjenja izbora potvrdjuju i zadnje spoznaje koje imamo nakon analize lokalnih izbora održanih dana 23.05.2010 godine.
Naime, na dan glasanja, 23.05.2010 godine, na glasačkom mjestu br. 33 "Dom omladine Selita" zloupotrebom prava glasanja, glasali su i neki gradjani Ulcinja koji tog dana uopšte nijesu bili u Ulcinju, a kamoli da su glasali, jer ljudi za koje je u izvodu iz biračkog spiska za pomenuto glasacko mjesto evidentirano da su glasali i da su potpisali izvod iz biračkog spiska je osnov za sumnju pošto se ti ljudi nalazili van Crne Gore i Ulcinja. Imamo pouzdana saznanja da ti gradjani tog dana nijesu bili u Ulcinju, nijesu bili u mogućnosti da glasaju, niti su glasali.
Lexo ma...
Të nderuar qytetarë, paaftësia dhe keqpërdorimet e pushtetit aktual e kanë rënduar shumë gjendjen ekonomike, sociale, arsimore dhe kulturore të komunës sonë, mirëpo një ndër dëmet më të mëdha ia ka shkaktuar papastërtia e ambienteve ku ne jetojmë.
Si pasojë e keqmenaxhimit të buxhetit dhe administratës nga qevertarët, punonjësit e ndërmarrjes së pastrimit kanë rroga të ulta dhe nuk iu paguhen regullish dhe ajo qe na brengos te gjitheve eshte se territori i komunës është shndërruar në një deponi të madhe.
Ndotja masive po kërcënon burimin kryesor të të ardhurave tona, turizmin, dhe është duke rrezikuar edhe vetë shëndetin e qytetarëve.
Duke patur parasysh rëndësinë jetike të pastërtisë, por edhe domethënien simbolike të këtij elementi, Forca e Re Demokratike ndërmerr si iniciativë Javën e Pastërtisë, e cila do jetë e mbushur me aktivitete të shumta që do kenë të bëjnë me pastërtinë dhe cilësinë e mjedisit.
Ne sot e shpallim të hapur këtë javë për të rritur vetëdijen qytetare për rëndësinë e mjedisit dhe nevojën e pastërtisë dhe për të dhënë shpresën që kjo komunë mund të pastrohet lehtë dhe se mjafton të ekzistojë vullneti dhe kapaciteti pozitiv i politikanëve që qeverisin.
Gjithashtu me anën e kësaj jave Forca dëshiron të tregojë se ka ardhur koha që Komuna e Ulqinit jo vetëm të pastrohet nga plehrat, deponitë e egra, mbetjet urbane dhe ujrat e zeza por të pastrohet gjithashtu edhe qeverisja e keqe, aferat e ndryra që bëhen në kurriz të buxhetit të popullit, paaftësia dhe korrupsioni.
Pastrimi do të bëhet duke filluar nga Kruçi deri në Bunë, dhe nga Kodrat deri në Sukubinë.
Prandaj ne i ftojmë qytetarët e komunës së Ulqinit të marrin pjesë në aktivitetet tona
dhe që të bashkohen të gjithë në përpjekjet tona për të pasur në të ardhmen një Komunë të pastër e dinjitoze.
Kryetari i Forcës
Nazif Cungu
Të nderuar qytetarë
Për këtë vit ky pushtet ka planifikuar buxhetin vjetor në shumën prej 12.900.000 euro dhe ka arritur që për 6 muaj te realizojë vetëm 2.100.000 euro gjegjësisht 16.30%.
Punëtorëve të administratës i kane borxh rrogat me disa muaj, ndermarrjet publike jane para falimentimit, mirëmbajtja e objekteve infrastrukturale është plotësisht e ndalur, fillimet e realizimit të investimeve të premtuara janë duke pritur premtime të reja.
Tani do të paraqesim të dhënat mbui planin vjetor dhe realizimin e buxhetiti të Komunes për 6 muajt e parë
Lexo ma...KONFERENCËPËR MEDIA
Ulqin 17.08.2010
Nr.127/10
Të nderuar qytetarë,
Forca edhe më heret ka konstatuar se rruga më e mire për zgjidhjen e situatespolitike në Ulqin është kthimi i mandatit votuesëve, prandaj e përshëndesimvendimin e fundit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Komunën eUlqinit.
Sikurse jemi të gjithë dëshmitar,qeverisja në Komunë ka ardhur vetëm duke u keqësuar dhe duke e zhytur buxhetine komunës në miliona euro borxhe, shërbimet publike kanë arritur një nivel kritik, kuvendi komunal nuk ka funksionuar aspak gjatë gjithë këtij viti dukebërë që komuna të drejtohet pa transparencë e llogari. Vendimi për përsëritjene zgjedhjeve komunale dëshmon qartë rezultatin e zgjedhjeve të majit dukedëshmuar se qytetarët e Ulqinit qart kanë votuar kundër qeverisjes ekzistuese.Zgjedhjet e kaluara treguan se ishin një votë mosbesimi ndaj pushtetit tëderitanishëm kurse tash ne besojmë se zgjedhjet e ardhshme do të jenëvendimtare për një pushtet të ri i cilido ta ndalë këtë gjendje kaotike në Komunën tonë. Lexo ma...

Miratimi i ndryshimeve në disa ligje nga fusha e arsimit që ditë më parë u vendosë nga shumica aktuale parlamentare në parlamentin e Malit të Zi, dëshmon se në praktikë pushteti vazhdon me formulen e centralizimit ndërsa decentralzimi i tij sipa standartëve evropiane mbetet vetëm dëshirë. Edhe pse deputet të subjekteve të ndryshme politike e ate kryesisht nga partitë opozitare kishin paraqitur amendamente të ndryshme që ishin në favor të decentralizimit dhe të autonomisë së shkollave, çdo gjë ishte e kotë sepse shumica parlamentare vendosi sipas rekomandimeve qeveritare. Kundër këtyre propozim ligjeve nga 49 deputet që votuan ishin vetëm tre deputetë nga subjektet nacionale shqiptare (Forca, LDMZ, Perspektiva) duke mbrojtur parimet e decentralizimit dhe barazisë nacionale në një mjedis multinacional siç është Mali i Zi.
Lexo ma...
Ambasadori i Kroacisë zotëri Petar Turçinoviq vizitoi Ulqinin me ftesë të kryetarit të partisë Forca zotëri Nazif Cungut dhe u njoftoi me punën, aktivitetet programore dhe qëllimet e partisë.