Forca e Re Demokratike është përpjekur që të hyjë në koalicion me të gjitha partitëpolitike shqiptare, me përjashtim të Unionit Demokratik Shqiptar, duke dashurqë populli shqiptar të flas me një zë. Unioni Demokratik Shqiptar e ka zgjedhurrrugen e vet dhe me aktivitet e deritashme nuk ka mbrojtur interesat politike tëshqiptarëve të Malit të Zi.
Bisedimet tona me partitë tjerashqiptare kanë qenë të vështira sepse, nga një anë kemi pasur presion prej njëpjese të anëtarësisë dhe elektoratit tonë që nuk donin që ne të bashkëpunonimme forca politike të konsumuara dhe shteruara që janë provuar në pushtet e nukkanë dëshmuar integritet dhe aftësi. Nga ana tjetër kemi pasur probleme me këtoparti shqiptare me të cilat kemi biseduar pasi të gjitha ato janë të përçara emadje na është dashur të marrim rolin e mediatorit për të mundësuar pajtim mesfraksioneve të ndryshme të këtyre partive.
Ne e kemi pasur derën e hapur për koalicion deri në ditën e fundit kurbëhej regjistrimi i listës, mirëpo, nga të tëra palët vinin zëra të ndryshëm,konfuze dhe për atë arsye vendosëm të dalim vetë.
Anëtarët tonë në Malësi dëshiruan që të bëjmë koalicion vetëm meAltrnativën Shqiptare të bashkuar, e kurrsesi me një krah të përçar. Ne nukkemi dëshiruar që të bëhemi pjesë e përçarjeve, pasojat e të cilave do të shihenshumë shpejt. Jemi munduar që tëndërmjetësojm që Alternativa shqiptare të bashkohet dhe në mes veti të gjejnënjë kompromis, por pa sukses.
Ishim të gatshëm që të lidhim koalicion me Aleansën e re të Anës sëMalit e cila u paraqit si iniciativë qytetare, por kërkesat e tyre jorealedëshmuan se ato qysh në fillim nuk kanë dashur koalicion por vetëm negociata pafund, që populli të mendojë se ato nuk do të jenë shkaktar të djegies sëvotave.
Kërkesat joreale të Aleancës ishin që kandidati i tyre të jet bartës ilistës dhe kërkuan mjete finasiare në baza joreale. Pra, qellimi i tyre ishteqë mos të bëhet koalicioni dhe të lidhen me një krah të Alternativës e cila imundëson vendin e parë në listë.
Dëshira jonë ishte që të kishim bërë një koalicion shqiptarparazgjedhor për të eleminuar përçarjen e thellë krahinore dhe fetare që pomanifestohet tek shqiptarët në Mal tëZi.
Këtë koalicion nuk e donim për interesin e Forcës, por sepse me anën enjë koalicioni më të gjërë do të mundësonim që partitë shqiptare të merrnin mëshumë deputetë shqiptarë në krahasim me numrin e deputetëve të mëparshëm.
Edhe kësaj radhe kanë dalë në shesh interesat personale dhe qëllimi përtë vazhduar me politika të vjetra. Në skenën politike shqiptare ka edhe asipersonash që janë duke bërë çmos që të digjen votat e partisë tjetër.
Këtyre përçamje dhe manipulime i ka ndihmuar edhe ligji i tashëmzgjedhor i cili nuk garanton mandatet shqiptare, por partia në pushtet çdo herëka marrë më së pakti 2 mandate.
Forca e re demokratike është rritur e konsoliduar dhe në mënyrëkonstante janë shtuar antarët dhe simpatizuest edhe pse ne nuk kemi pasurpushtet në dorë.
Nekemi dëshmuar këmbëngulje, integritet, aftësi dhe vizion.
Prandajne jemi të sigurtë që në këto zgjedhje Forca e re demokratike do të ketëmandatin e sigurt dhe do të dalim partiaudhëheqëse shqiptare në Malit të Zi.
Mbrëmë ne hapësirat e hotelit "La Rosa" Negra FORCA organizoi një koktej me rastin e 8 marsit.
Një numrit të madh të grave u drejtua kryetari i Forces Nazif Cungu dhe ZnjIlmira Lika këshilltarja e Forcës në Kuvendin e Komunës së Ulqinit.
Ndër tëtjerët Nazif Cungu tha : “Ndryshe nga sa pretendojnë të tjerët, gruaja shqiptareështë e vëmendshme, e informuar dhe e ndjeshme ndaj zhvillimeve politike dheproblemeve sociale. Prandaj ne duam t’ju ftojmë që së bashku të ndryshojmërealitetin që po përjetojmë dhe të përmirësojmë të ardhmen për fëmijët tonë.”
Ilmira Lika u drejtoi të pranishmeve, “Ështëmomenti që të ndryshojmë shumë gjëra në skenat aktuale, e sidomos në atopolitike, është momenti që të dëgjohet zëri ynë i pavarur, të kyçemi dhe tikontribuojmë më tepër shoqërisë, të tregojmë se edhe ne mund të jemi faktor indryshimeve pozitive, e jo të jemi çdoherë pjesë e rangut të dytë” .
Gjatë mbrëmjes ishte i përgatiturnjë program muzikorë, ishin të servuar një numër i shumëllojshëm i ëmbëlsirave dhe argëtimi zgjati rreth 3 orëve ku dhe si shenjkujdesi nga ana e Forcës atyre u dhurua nga një trëndafil.
Mbrëmë ne sallën e qendrës për Kulturë në Ulqin u mbajt ekspozita e fotografisë “Në fokusin e te rinjve 4” të organizuar nga Forca Rinore.
Ky eveniment i cili tesh katër vite me radhë organizohet nga Forca rinore shndërroi në një ngjarje të rëndësishme kulturore artistike. Dëshmi e kësaj është pjesëmarrja e madhe e të rinjve si pjesëmarrës direkt në konkurs por edhe në prezence të madhe në ekspozita.
Të pranishëmve u drejtuan Genci Nimanbegu nënkryetarë i Forcës së Re Demokratike dhe bartësi i Listës FORCA – Nazif Cungu në zgjedhjet parlamentare2009.
Mbrëmë u ekspozuan rreth 80 fotografi të cilat hynë në përzgjedhje te ngushtë nga juria profesioniste.
Në kategorinë e fotografisë Analoge /Digjitale
Çmimin e parë 300 eur. e morri Ali Zhygjeli
Çmimin e dytë 200 eur. Fis Dobreci
Çmimin e tretë 100 eur. Drita Duzuku
Në kategorinë e fotomontazhit fotografia më emirë i zgjodh fotografia e Gëzim Mavriqit për të cilën fitoi shpërblim 100 eur.
Çmimi i Kategorisë MMS i takoi Srgjan Drobnjak
Kjo ishte ekspozita e parë. Tjetra do tëmbahet me 8 mars në Ostros.
Kam nder që sottë ju njoftoi se Këshilli Qendror, njëzëri, aprovoi vendimin që kandidati kryesor për Parlamentin e Malit të Zi,para Forcës së re demokratike ashtë z-ni Genci Nimanbegu, Nënkryetari i partisë.
Forca e reDemokratike ka arritur,që me punën e vet tri vjeçare,në skenën politikeshqiptare të Malit të Zi të prezantoi partin moderne e cila vazhdon meavancimin e të drejtave të gjithë shqiptarëve duke respektuar standardet më tëlarta ndërkombëtare.
Personi mëmeritor për arritjen e sukseseve tona,ideve bashkohore, stabilitetit partiak, avancimit të punës në ekipe, bashkëpunimit me partitë tjera,e në veçanti mepartitë shqiptare, ashtë Genci Nimanbegu.
Qytetar të nderuar,
Ju ftojë që medatën 29 mars të mbështetni kandidatin tonë për Parlamentin e Malit të Zi.
Vota për Genc Nimanbegun ashtë vota për Forcën e re demokratike.
Nazif Cungu
**********
Tënderuar kolegë dhe bashkëqytetar. Sot pranoj me nder e krenari detyrën që mëështë dhënë nga partia ime, Forca e Re Demokratike, të jem kandidati kryesor nëzgjedhjet parlamentare qe po afrojnë.
Unë këtë propozim nuk e konsiderojsi një privilegj, por si një përgjegjësi të madhe të cilën unë zotohem se do takryej me maksimumin e përkushtimit dhe këmbënguljes sime.
Partia Forca e Re Demokratike e kamarrë këtë vendim në mënyrë demokratike dhe duke respektuar me rigorozitetprocedurat dhe statutin e saj. Ky ështënjë vendim legjitim i organeve drejtuese te partisë që dëshmon se forca jonëpolitike qëndron në rendin e pare ndër partitë nacionale për sa i përket mënyrësë organizimit, standardeve të larta evropiane të administrimit dhe vizionit qëe ka dhe që përpiqet të vën në jetë.
Besoj se meritojbesimin e votuesve shqiptar dhe do dijë të jem një përfaqësues dinjitozë ipopullit tim në parlamentin e Malit të Zi, jo vetëm sepse kam përvojën dheekspertizën e duhur, por mbi të gjitha sepse garoj me integritetin, energjitë emia dhe vullnetin tim të palëkundur për të ndryshuar dhe përmirësuar gjendjen egjithë shqiptarëve brenda Malit të Zi.
Gjithashtu jampërfaqësues i një force politike të re, që sjell një frymë perëndimore dheevropiane në politikën shqiptare të Malit të Zi, i një forcë të pastër, që skabërë kompromis me interesat popullsisë shqiptare, që angazhohet në politikë jovetëm me kuadro të aftë dhe të dëshmuar, që kanë suksese të larta dheintegritet profesional, por që konkurron me program politik të qartë, vjen mepropozime, me një alternative realiste dhe të arritshme e jo me retorikë tëzbrazët.
Ne ofrojmë njëplatformë të mirëfilltë elektorale që synon të zgjidh problemet e popullsisëshqiptare dhe përmirësojë kushtet e këtij komuniteti duke jetësuar tek nepraktikat dhe parimet më të përparuara evropiane.
Këto zgjedhje parlamentare kanë një rëndësi tëveçantë pasi që japin një mundësi për t’i dhënë fund gjendjes së dëshpëruar tëderitanishme, braktisjes së trojeve tona, varfërisë, diskriminimit,korrupsionit, mungesës së shërbimeve publike dhe infrastrukturës.
Të nderuarbashkëqytetar mos e humbni rastin që ofrojnë këto zgjedhje por bëni zgjedhjen eduhur për të zgjidhur problemet tuaja.
Votoni përForcën e Re Demokratike. Sepse tani radhën për të marrë në dorë fatet ekomunitetit shqiptar në Mal të Zi e ka brezi i ri.
KUMTESE: Miratimi i Vendimit për kompensimin e rregullimit të tokës ndërtimore
MONDAY, 23 FEBRUARY 2009 21:07
Me rastin e miratimit të Vendimitpër kompensimin e rregullimit të tokës ndërtimore Forca e Re Demokratike del mekëtë deklaratë:
Vendimi për rregullimin e tokës ndërtimore te Komunës se Ulqinit ose edhe memire e thëne vendimi për komunaljet te cilën Koalicioni për Ulqinin Evropian eka miratuar ne seancës e jashtëzakonshme të Komunës së Ulqinit më datën 13.02.2009 së shpejti do te hyje ne fuqi.
Koalicioni Për Ulqinin evropian kamiratuar vendimin i cili sipas mënyrës së miratimit dhe në bazë të neneve tëjashtëligjshme që përmban, nuk ka asgjë që bazohet në deklarimet principeve evropiane:
Sonte në hapësirat e Forcës u organizua një koktej me rastin e njevjetorit të pavarësisë së kosovës. Të pranishmëve u drejtua kryetar i partisë Nazif Cungu dhe të gjithëve i uroi këtë ditë kaq të madhe për të gjithë shqiptarët.
Forca e Re Demokratike mbrëmë medatën 12.02.2009 vazhdoi ciklin e takimeve me studentë. Këtë herë radhën ekishte Podgorica ku takimi u mbajt në Restaurantin Ribnica
Ftesës iu përgjigjen një numër imadh i studentëve nga Malësia, Ulqini dhe Ana e Malit, të cilët shprehen njëinteresim te madh për problemet kyçe në këto treva. Takimi vazhdoi me një sërë debateshe pyetje nga të rinjtë. Pas takimit u organizua edhe një koktej për të pranishmit.