Me rastin e antaresimit se Shqiperise ne NATO, Forca eRe Demokratike dergoi telegram urimi Presidentit te shqiperise Prog. Dr. BamirTopit, Kryeparlamentares zonjes Jozefina Topali dhe kryeministrit te shiperiseProf. Dr. Sali Berishes.
Ne vijim teksti urimit Kryeministrit.
REPUBLIKA E SHQIPERISE
Keshilli i Ministrave
Kryeministri, Prof. Dr. SaliBerisha
I nderuari z. Kryeminister,
Me kënaqësi Ju shprehiurimet e mia më të përzemërta me rastin e anëtarësimit të Republikës sëShqipërisë në NATO.
Ky sukses tejkalon kufijtëe shtetit amë, rrit nivelin e sigurisë në rajon dhe krijon kushte përpermbushjen e standardeve demokratike dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëveedhe në Mal të Zi.
Me dëshirat e mija më tësinqerta për suksese të mëtejshme, pranoni konsideratën time më të lartë përperkushtimin tuaj në permbushjen e standardeve të nevojshme në procesin eintegrimeve të mëtejshme.
Merespekt,
Nazif Cungu
Kryetari i Forces se Re Demokratike - Ulqin
Forca u bë parti parlamentare dhe për këtë duam të falënderojmë anëtarët dhe simpatizuesit tonë dhe Forcënrinore që janë angazhuar në komisione dhe në fushatë.
Iu falënderohem të gjithë votuesve që na kanë besuarvotën e tyre dhe që bënë të mundur që Forca e Re Demokratike, për një kohë të shkurtër, të shndërrohej nga një dëshirë e projekt fitoreje në një realitet të prekshëm.
Angazhimi i të gjithëve ka ndikuar që rezultati ynë tëjet mbi 40% më i mirë se në vitin 2006. Ky rezultat na inkurajon edhe më tepër për shkak të faktit se gjithë kohën vepruam si opozitë.
Kjo fitore ka vlerë shumë të madhe sepse FORCA është prezente në të gjitha trevat shqiptare, si në Ulqin, Anë të Malit ,Krajë ,Malësi, Plavë e Guci dhe në Rozhajë.
Sa i përket skenës politike shqiptare në Mal të Zi, ajo ndryshoi vetëm me FORCËN.
Ne gjithashtu i falënderojmë edhe te gjithë votuesit qëshfrytëzuan të drejtën e vetë dhe këtu posaçërisht ato që votuan partitë shqiptare. I falënderojmë edhe ato që nuk e votuan Forcën për sjellje korrekte dhe të qytetëruar gjatë procesit të votimit.
Përsëri shprehim gatishmëri për bashkëpunim me të gjithë përfaqësuesit shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi.
Deputeti i FORCËS, Genci Nimanbegu do të jet në shërbimtë të gjithë qytetarëve.
Dje ne Prishtinë delegacioni i Forcës ikryesuar nga Nazif Cungu zhvilloi takimeme presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiun. Në takim morën pjesë nënkryetari i Forcës GencNimanbegu dhe këshilltari në KK të Ulqinit Mentor Llunji.
Presidenti Sejdiu tha se institucionet evendit tonë do të kujdesen në mënyrë të veçantë për respektimin e të drejtavedhe lirive të pakicave kombëtare, duke e përfshirë edhe pakicën malazeze. Por,vijoi Presidenti, ne besojmë se edhe shteti ynë fqinj, Republika e Malit të Zi,do të ketë po të njëjtën qasje pozitive për shqiptarët që jetojnë në këtë vend,me qëllim që pakicat kombëtare të shërbejnë si urë e lidhjes dhe ebashkëpunimit më të thellë në mes dy shteteve tona.
Ndërkaq, z. Cungu shprehu gatishmërinë epartisë së tij për të punuar me institucionet dhe me subjektet politike tëRepublikës së Kosovës në të gjitha fushat. Ai pohoi se prioritet i PartisëForca e Re Demokratike është zhvillimi ekonomik i komunës së Ulqinit.Gjithashtu, z. Cungu theksoi se partia e tij i pret me optimizëm zgjedhjet eardhshme, të cilat, siç tha ai, do ta konfirmojnë këtë parti si subjektin më tëfuqishëm politik të shqiptarëve në Mal të Zi.
Kryetari i Forcës së Re Demokratike z. Nazif Cungu, nënkryetari Z. Genc Nimanbegu dhe z. Mentor Llunji – këshilltar i në Kuvendin e Komunës zhvilloi takim me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Dardanisë akademikun Nexhat Dacin në Prishtinë.
Në takim u njoftuan rreth gjendjes politike ne të dy vendeve dherreth bashkëpunimit sa ma të mirë të subjekteve Kosovare me partin tonë.
Në takim u përmendi një projekt i rëndësishëm e ajo është puna në hapjen e rrugës Deçan –Plavë, e cila do ta hapëte edhe një arterie të fuqishme të zhvillimit ekonomik,si për Kosovën ashtu edhe për rajonin, si dhe do të ndihmonte jetën ekomunitetit shqiptar atje.
Integrimi Evropian është i një rëndësie jetësore për zhvilliminkulturor, social, ekonomik dhe politik të Malit të Zi dhe gjithë komunitetetetnike pakicw që jetojnë në të. Forca eRe Demokratike e sheh anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO si mënyrënmë të mirë për të siguruar maksimumin e respektit për kulturën dhe dinjitetinkombëtar të shqiptarëve si dhe për tëgarantuar një jetë më të mirë për komunitetin shqiptar në Mal të Zi. Kjo pasi tëarritja e standardeve të larta evropiane të të drejtave të njeriut dhe tëdrejtave të pakicave janë kritere bazë për procesin e anëtarësimit në BE. PartiaForca e Re Demokratike beson se integrimi kombëtar i shqiptarëve do tërealizohet nëpërmjet integrimit të gjithë rajonit të Ballkanit në BE nw mwnyrwqw kufijtë aktual politik do të bëhen të parëndësishëm. Prandaj Forca do që tëkontribuojë në përshpejtimin e procesit të integrimit Malit të Zi brendaBashkimit Evropian. Ne mendojmë se ashtu sikurse pjesëmarrja e shqiptarëve nëreferendumin për pavarësi ishte vendimtare për krijimin e Republikës së Malit tëZi, kontributi i shqiptarëve do të jetë i rëndësishëm edhe për të realizuarintegrimin Euro-Atlantik të shtetit tonë. Duke patur parasysh rëndësinë e sipërpërmendurtë integrimit evropian për Malin e Zi në përgjithësi, dhe komunitetin shqiptartë Malit të Zi në veçanti, Forca e Re Demokratike organizon konkursin për eseme temën “Të drejtat e pakicave dhe integrimi evropian”.
Kykonkurs ka për qëllim që nga njëra anë të nxis të rinjtë malazez që të njohindhe kuptojnë standardet evropiane të të drejtave të pakicave dhe të rrisvetëdijesimin e tyre për rëndësinë që kanë ato në procesin e integrimit. Ngaana tjetër synon që të ndërgjegjësojë të rinjtë shqiptarë që të distancohen ngaretorika e vjetër dhe e prapambetur nacionaliste dhe të kuptojnë se vetëmintegrimi evropian i Malit të Zi dhe i gjithë Ballkanit do mundësojë arritjen estandardeve më të larta të të drejtave të pakicave si dhe integrimin e plotë tëtë gjitha kombeve të këtij rajoni.
Janë tëftuar të marrin pjesë në këtë konkurs tw rinjtw të moshave 15-25 vjeç nga gjithëMali i Zi, duke dorëzuar një ese origjinale brenda datës 9 Maj 2009, ditës sëEvropës. Esetë mund të jenë të shkruajtur në shqip dhe në gjuhwn malazeze merreth 500 fjalë me temën “Të drejtat e pakicave dhe integrimi evropian”. Esetëduhet të jenë origjinale, të papublikuara ndonjëherë dhe çdo formë plagjiarizmido të çojë në eliminimin e menjëhershëm të kandidatëve. Çdo garues duhet të jetë shtetas malazez dhe mund të dorëzojë vetëm një ese.Të gjitha esetë do tëshikohen nga një komision i cili do të përzgjedhë 10 esetë më të mira në gjuhënshqipe dhe 10 në gjuhën malazeze.
Secilinga këta 20 garues do të marrë si shpërblim një mini-librari me një sërëlibrash që shpjegojnë bashkimin evropian dhe realitetin ballkanik ndërsa mes këtyre20 eseve do të përcaktohen tre çmimet e para të cilat do të përfitojnë një shpërblimmonetar. Përkatësisht çmimi i parë do të marrë 500 euro, çmimi i dytë 200 eurondërsa çmimi i tretë 100 euro. Esetë dotë gjykohen për nga qartësia, origjinaliteti dhe për nga të kuptuarit e dobisësë të drejtave të minoriteteve. Logjika e ideve të shprehura do të ketë më shumërëndësi sesa stili i bukur apo gramatika e shkëlqyer. Forca e Re Demokratike dotë organizojë një ceremoni solemne për të dorëzuar këto çmime në muajinqershor, pikërisht sepse në qershor të vitit 1993 janë përcaktuar kriteret eKopenhagenit të cilat duhen përmbushur nga vendet që aspirojnë të aderojnë nëBE.
Kontact:Forca E Re Demokratike / Nova demokratska SnagaFORCA / New Democtatic Force /
Adress: Bull. Skenderbeu p.n/bb 85360Ulqin / Ulcinj
web: www.forca.me contact e-mail:
Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë