Kërkesa për anulimin e Vendimeve për emërimin e drejtorave të shkollave

LENDA: Kërkesa për anulimin e Vendimeve për emërimin e drejtorave të shkollave: Bedri Elezaga", Boshko Strugar" dhe Marko Nuculloviq"

I nderuari Kryetar i Qeverisë Z-ni Llukshiq,

Me këtë letër dëshirojmë të ju tërheqim vëmendjen në mosrespektimin e Ligjit për pakica nacionale nga ana e Ministrit për arsim dhe sport z. Stijepoviq.

Ministri Stijepoviq ka shkelur nenin 18 alineja 3 të Ligjit për pakica, që ka të bëj me zgjedhjen e drejtorëve të shkollave: Bedri Elezaga, Boshko Strugar dhe Marko Nuculloviq ne Ulqin, per te cilet duhet, para se te vendos, te marr mendimin e Keshillit Nacional te Shqiptareve.

Lexo ma...

Iniciativa për mbajtjen e Kuvendit të jashtzakonshëm

Sot në konferencën për media u parqit publikut iniciativa e Forcës për mbajtjen e Kuvendit të jashtzakonshëm në lidhje me ullishtën e Valdanosit.

 

Në bazë të nenit 45 të Statutit të Kuvendit komunal të Ulqinit ( Fl.zyrt. e MZ, dispozitat komunale nr. 5 / 07) dhe nenit 76 dhe 77 të Rregullores së KK të Ulqinit ( Fl.zyrt. e MZ, dispozitat komunale nr. 17/08. ) , kërkojmë të thirrni mbledhjen e jashtzakonshme të KK të Ulqinit me pikë të rendit të ditës si vijon:

1. Qendrimet dhe përfundimet e KK të Ulqinit në lidhje me lokalitetin Ullishta e Valdanosit Lexo ma...

Leopold Mauer ne vizite zyrtare ne seline e Forces

forca mauerSot me datë 16.02.2010 shefi i delegacionit të Komisionit Evropian Z. Leopold Mauer ishte në vizitë zyrtare në selinë e Forcës se re demokratike.

Ne takim me shefin e delgacionit te Komisionit Evropian dhe bashkëpunoterët e tij morrën pjesë kryetari i partisë Z. Nazif Cungu dhe dy nënkryetarët.

Qëllimi i këtij takimit ishte infromimi me gjendjen aktuale dhe mendimi i opozitës lidhur me përmbushjen e 7 pikave të Komisionit Europian dhënë Malit te Zi si kushte te domosdoshme për fillimin e negociatave.

Përfaqësuesit e Forcës e njoftuan shefin e delegacionit të Komisionin Evropian për situatën aktuale ne vend.

Lexo ma...

Letër e hapur Kryetarit të komisionit të tenderit për Valdanos

Letër e hapur Kryetarit të komisionit të tenderit për Valdanos, nënkryetarit të Qeverisë së Malit të Zi dhe Ministrit për shoqërinë informatiike, ish-Kryetarit të Këshillit për privatizim, nënkryetarit te SDP-së

I nderuari zotëri Lazoviq,

Së pari ktheni Valdanosin pronarëve legjitim e pastaj jepni dorëheqje

Shpreh pakënaqësi ne lidhje me shkresën tuaj me të cilën më njoftoni që kontrata për dhënien me qira të Valdanosit është në web faqen e Këshillit për privatizim. Kjo ishte pergjegja e juaj në kërkesën time derguar me 1.02.2011, konform nenit 50 te rregullores së Parlamentit të Malit te Zi, që të më siguroni propozimin e kontratës të dhënies me qëra të gjirit të Valdanosit.

Lexo ma...

TRIBUNË: Funkcionimi i ndermarjeve publike ne Ulqin

Politizimi i regjistrimit të popullsisë dhe ligji zgjedhor

 

dragaSiç është njoftuar opinioni i gjerë nga data 1-15 prill të këtij viti në Mal të Zi do të organizohet regjistrimi i popullsisë, që është i pari në shtetin e pavarur. Por, ende pa filluar përgatitjet për ketë proces të rëndësishëm shoqëror, ka filluar politizimi i tij. Një veprim i tillë nuk paraqet befasi sepse në mënyrë identike është vepruar edhe në regjistrimin e fundit të popullsisë që është mbajtur në vitin 2003. Në ketë politizim janë kyçur edhe subjektet politike të cilat regjistrimin e trajtojnë si çështje politike e jo statistike. Në ketë aspekt më të zëshëm janë subjektet politike serbe, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre se pushteti mund të manipuloj me numrin e serbeve duke tentuar në zvoglimin e tyre.

Lexo ma...

Valdanosi duhet te ruhet dhe te trajtohet si lokalitet Unik

valdanosNTe nderuar qytetare

Ne kanalin e pare te TV te Malit te Zi mbreme eshte shpallur se se shpejti do te nenshkruhet kontrata me kompanine Cubus Lux nga Britania e Madhe per dhenie me qira te Valdanosit per nje periudhe te caktuar dhe se do te fillojne investime te medha. Po ashtu theksohet se jane mbledhur 750 nenshkrime nga ana e qyetareve dhe intelektualeve si perkrahje per mbrojtjen e ketij lokaliteti, gjegjesisht per kthimin e pronave pronareve te vertete.

Ky reagim ka per qellim qe edhe nje here ta njoftoje opinionin e gjere, se te gjithe qytetaret e Komunes se Ulqinit jane kunder kesaj menyre te trajtimint te kerij lokaliteti unik

Lexo ma...

Faqe 8 nga 25

Go to top