Program_sh

Program_cg

KUMTESE - Kaldermimi dhe bllokimi i rruges
THURSDAY, 28 Maj 2009 13:44

KUMTESË PËR MEDIJA - 08-05-2009

Kalldrëmimi

Bllokimi i arteries kyçe ne Komunën e Ulqinit po zgjatë edhe pas çeljes zyrtare të rrugës në Çarshinë e qytetit.

Puna e stërzgjatur në kalldrëmimin e rreth 100 metrave rrugë po vazhdon tutje.

Rruga u mbyll për trafik, në kohë dhe afat të pacaktuar.

Mbyllja nuk është përcjell me kurrfarë informimi - tabele ku do të duhej të qëndronte data e mbylljes dhe data e përfundimit te punimeve.

Një trajtim tejet mospërfilljes si ndaj qytetareve por edhe turistëve.

Pyetja tjetër e cila shtrohet është se si ka mundësi që të jetë aprovuar një vendosje e tille e kalldrëmit, i cili nuk po I duron as 20 ditë trafik me fluks normal.

Si ka mundësi që një projekt i tillë të ketë kaluar revidimin?

Të gjithë këto pyetje me gjase do të mbesin pa përgjigje pasi jo transparenca është stil i punës i zyrtarëve Komunal, stil i cili vjen në shprehje sidomos kur janë ne pyetje investimet.

Ky reagim i Forcës ka për qëllim që edhe një herë të tërheq vërejtjen pushtetit lokal por edhe atij republikan që në mënyrë më serioze të merren me këto probleme të cilit drejt për së drejti ndikojnë në rrjedhat e sezonit turistik.

Banorët e Ulqinit janë mësuar që të durojnë këso  maltretimesh por turistët që kanë ardhur dhe do të vijnë në pushim tek ne,nuk do ta kenë durimin tonë por do të na sjellin shpinën dhe do të orientohen në destinacjone tjera turistike.

Ulqin, 28.05.09                                                       Shërbimi informativ


Add a comment
 
Kumtese per Opinion - Klubi i Deputeteve
TUESDAY, 19 Maj 2009 14:17

Në mbledhjen e Këshillit Qendrorë të Forcës së Re Demokratike e cila u mbajt me datën18.05.2009 u diskutua në lidhje me formimin e Klubit të deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi. 

Këshilli Qendrorë kavendos që negociatat të bëhen me Listën shqiptare dhe me Koalicionin shqiptarë, gjegjësisht, me deputetët e këtyre dy listave zgjedhore, me zotëri Mehmet Bardhin dhe zotëri Amir Hollaj.

Shërbimi Informativ i Forcës  

 


Add a comment
 
Pasojat e vendimeve të gabuara kërcënojnë vendet e punës
TUESDAY, 19 Maj 2009 11:19

Në situatën aktuale të ekonomisë së Malit të Zi dhe posaçërisht të Ulqinit, rënia e aktiviteteve ekonomike kohët e fundit shpeshherë ndërlidhet me krizën financiare botore, me këtë harrohet se vendimet e aprovuara në të kaluarën kan krijuar kushte që ekonomia e komunës dhe pikërisht shërbimet në sektorin e hotelerisëtë jenë jashtë funksionit të saj themelor dhe pran shkatërrimit total.

Situata me të cilën me vite të tëra përballen ish-punëtorët e Rivierës së Ulqinit, dheme ato edhe të punësuarit në Hotelin e dikurshëm “Galeb”, tani gërmadhë në qendërtë qytetit, është drejt për drejt pasojë e vendimeve të gabuara rreth privatizimit të Qeverisë së Malit të Zi dhe vendimeve të dyshimta tëekzekutivit të komunës së Ulqinit.

      Tani shfaqen pasojat të krijuara me mosrespektimin e Planit të privatizimit të Rivierës së Ulqinit nga ana e Qeverisë së Malit të Zi. Fillimisht Riviera e Ulqinitështë dashur të privatizohet me anë të konkursit ndërkombëtarë nga partneristrategjikë, dhe si një ndërmarrje. Por ky privatizim e bë nga vetë Riviera eUlqinit në Falimentim dhe Gjyqit ekonomik duke shitur objektet një nga një..

Nërastin e Hotelit Galeb, ka shumë shkelje të kontratës së shitblerjes, ku ndërtë tjerat nuk është respektuar obligimi kryesor i Blerësit që investimet nëvlerë prej mbi 15 milion euro të përfundojnë deri me 31.12.2008. Kjo shkelje ekontratës është flagrante dhe së bashku me mos përmbushjen e kontratave përinvestime në objektet tjera hoteliere të privatizuar, ka shkaktuar devastimin eobjekteve dhe rëmje drastike të kualitetit të turizmit në Ulqin.

Ështëi pa arsyetueshëm vendimi i organeve kompetente të Komunës që e lejuan shkatërrimine hotelit më të mirë dhe më të mirëmbajtur , të rindërtuar në vitin 1982, pakrijuar kushtet në planifikimin hapësinor që të ndërtohet hotel i ri.

Shtrohenpyetjet: Kush e ka dhënë pëlqimin të shkatërrohet hoteli i gatshëm që të presë turistët?Pse nuk ndërtohet? A ka menduar ndokush për fatin e punëtorëve të këtij hotelidhe hoteleve dhe ndërmarrjeve tjera të falimentuara dhe të privatizuar?

KompaniaRokshped këto dite ka vendosur dhjetëra kioskë anë e mbanë Komunës së Ulqinit.Në bazë të çfarë planit , çfarë vendimit apo ndoshta është borxh i Komunës përrregullimin e fasadës së godinës së Komunës, apo janë marrë mjete finasiare ngakjo kompani për plane urbanistike  e janë shpenzuar për rroga dheshpenzime tjera operative.

Urojmëqë punëtorët e Galebit por edhe të gjithë të tjerët të Komunës së Ulqinit nukdo ta kenë fatin si punëtorët e Kripores, Primorjes etj. Fati i punëtoreve tëGalebit dhe të gjithë të tjerëve nga Qeveria e MZ duhet të ketë të njëjtintretman si fatet e punëtoreve të KAP-it.  Programi social i  KAPështë në vlerë prej 41 milion euro,  apo prej 16 – 30,000 euro për tëpunësuar. Punëtorët e Galebit dhe të gjithë punëtorët tjerë të mbetur pa punënë Ulqin duhet të kenë tretman të barabartë me punëtorët tjerë të mbetur papunë në vendet tjera të Malit të Zi dhe t iu ofrohen dëmshpërblime ngaprogramet sociale. Ky është obligim i atyre që ushtrojnë pushtet si në nivelshtetëror ashtu edhe në nivel të Komunës.

InvestitoriRoshped duhet të dëshmoj përgjegjësi për mirëqenien e punëtorëve dhe familjevetë tyre. Kontrata e shitblerjes parapanë që 5 vite nuk do të ketë lëshime ngapuna për arsye teknologjike. Duhet të mos harroj që Kuvendi i Ulqinit, nëmandatin kur Forca kishte shumicën i ka jap pëlqimin për studim lokacioni përpompën e benzinit në Katërkollë.

Puntorëte Hotel “Galebit” janë jo vetëm të pakënaqur, por edhe të dëshpëruar. Nuk ashtëe mjaftueshme vetëm të merret rroga e garantuar edhe atë për një kohë tëcaktuar. Ato nuk janë pensionistë, por punëtor të kualifikuar dhe që kanë marrpjesë aktive në ndërtimin,promovimin dhe prezantimin e të gjitha vleraveturistike të Ulqinit.

Ndoshtaedhe kompania “Rokshped” ka barriera, si e tërë ekonomia e Ulqinit. Nëse kjoqëndron edhe tek ato,le të deklarohen haptas dhe të tregojnë fajtorin e vërtet.

            Përgjegjësinë për punëtorët e ishhotelit Galeb e kanë të ndarë edhe Riviera e Ulqinit , edhe Qeveria e Malit tëZi edhe vetë Komuna e Ulqinit. Të gjithë ato duhet të dalin në mbrojtje tëdrejtave të punëtoreve të që mos të kenë fatin e punëtoreve të KAP-it, tëcilëve i premtohen pagesa me dhjetëra mijëra euro kurse punëtoreve të Galebitvetëm rruga.  

Ulqin,19, maj 2009-05-19

GenciNimanbegu

Nënkryetari Forcës së re Demokratike

 

Add a comment
 
Konference per media - 08.05.2009
FRIDAY, 08 Maj 2009 13:19

Të nderuar qytetar,

Këtë konferencë e kemi organizuar që zyrtarisht ti falënderojmë të gjithë atyre tëcilët janë angazhuar në mënyrë aktive dhe kanë ndikuar në ndryshimin e Vendimit mbi taksa lokale komunale të cilën e ka imponuar pushteti ekzekutiv në Ulqin nëkrye me kryetarin Hajdinaga dhe që fatkeqësisht atëherë e ka vërtetuar edheshumica parlamentare.    

Gatidy vite FORCA  e re demokratike, me argumente ka kërkuar ndryshimin e këtij Vendimi me të cilin këto taksa jorealedhe tejet të larta janë paguar edhe në mënyrë selektive dhe disa nga tarifatishin edhe mbi 10 here më të larta në krahasim me komunat tjera bregdetare.

Dotë cekim vetëm disa shembuj:

Ajo taksë e cila ashtë paguar për Zonën e parë 16,50 EUR/m2 tani është 4,00 EUR/m2. kurse për Zonën e pestë nga 12,00 EUR/m2 është ulur në 2,00 EUR/m2.

Disalami për afarizëm ishin plotësisht të bllokuara.

Derisa në Ulqin ashtëdashur për një shtëpizë për kamping të paguhet afër 7,00 EUR në ditë në Tivar vetëm 0,45 cent. Tash me vendim të ri në Ulqin do të paguhet 0,50 cent.

Pradallimi ishte mbi 15 herë.

Mevendimin e ri këto tarifa janë përafërsisht të njëjta me komunat tjerabregdetare.

Atoqytetar – afarist të cilit nuk janë pajtuar me vendimin e Hajdinagës nuk i kanëpaguar ato taksa të larta dhe kanë kaluar më mirë se ato të cilit i kanë paguarpor fatkeqësisht disa prej tyre kanë qenë të obliguar të ndërpresin aktivitetetafariste.  

TaksatKomunale nuk janë të vetmet të cilat janë më të larta për qytetarët e Ulqinit.

TaksatAdministrative gjithashtu ne Ulqin janë në krahasim me ato të Tivarit prej 20 –100% më të mëdha.

Kulminacionii mos respektimit  në aplikimin e Ligjitparaqesin kompensimet për rregullimin komunal, siç i quan populli komunalit.Për këtë problematikë do të bëjmë fjale në takimet e ardhme që do të organizojForca.

Prej rastit të Ulqinit, Ministritë përkatëse,duhettë kenë kujdes, që gjatë propozimit të Ligjeve, të i kufizojnë mundësitkomunave për rritjen e taksave dhe tatimeve dhe  mos të lejojnë që këto të jennë mëshirën e pushtetarëve lokale  përmbushjen e buxheteve të tyre jo reale.

Ajoçka brengos edhe më shumë ashtë zbatimi pjesërisht i vendimit dhe që pagimetbëhen në mënyrë selektive, në baza partiake dhe pa evidenca të obliguesevetatimor.

Përtë gjitha këto duhet të kujdesen organet përkatëse shtetërore për çka kanë tërhequrvërejtjet edhe revizorët shtetërorë të cilit për rastin e Ulqinit, kanëlajmëruar edhe Agjencinë për luftë kundër korrupsionit dhe kriminalit të organizuar.

Qytetarëtë nderuar,

Jemitë kënaqur që si opozitë kemi arritur të ndikojmë që të ndryshojmë një vendimshum të rëndësishëm dhe FORCA do të vazhdoi me aktivitetet e veta edhe më tepërpasi që pushteti lokal nuk ashtë duke marr asnjëfarë mase për përgatitjen esezonit turistik.

Nazif Cungu

 

Add a comment
 
Konferencë për media me rastin e mbylljes së tenderit për Valdanos
MONDAY, 20 APRIL 2009 11:59

Këtë konferencë do ta filloj mecitimin e deklaratës së grofit Jakob Rotshilld i cili edhe gjatë vitit 2006 kaqenë i interesuar të marrë pjesë në tenderin për Valdanos dhe me këtë rast kadeklaruar:"Javën e kaluar, duke shikuar Valdanosin, instinkti trhoshte sekëtu ka shumë pyetje që duhet të zgjidhen, në mesin e të cilave edhe pronësia etoka ve por edhe faktin se në këto troje shumë familje me gjenerata kultivojnë e ullinjët, e ne nuk do të dëshironim që ta ndërpresimkëtë.(Vijesti, teksti “Rotshildët vrojtojnë autostradën dhe Valdanosin”, viti2006).

Kjo deklaratë duhet ti nxisinvestitorët të cilët i kanë dorëzuar ofertat e veta për marrjen me qira tëgjirit të Valldanosit me ullishtë dhe rreth 2,5 milion m2 të malit të afërtMendra, duhet ta kenë të qartë faktin se lidhur me pronësinë e gjirit tëValdanosit akoma po zhvillohen procese gjyqësore në Mal të Zi dhe se shumë prejkëtyre lëndëve kanë mbërritur edhe në Gjykatën Ndërkombëtare për mbrojtjen e tëdrejtave të njeriut në Strazburg, dhe se ata do të hasin në pëngesa të mëdhagjatë realizimit të investimeve të parapara, kështu që, edhe njëherë duhet tëmendojnë mirë për rezultatin  përfundimtar të  investimeve të mëdhatë kapitalit të tyre.     

Ne edhe më përpara jemi munduar që t’jutërheqim vëmëndjen politikanëve vendas për rregullimin e kthimit të pronësisësë Valdanosit, dhe në këtë mënyrë do ti mundësonte gjyqit që në mënyrë tëpavarur të kryej punën e vet dhe kështu të ndërpesë marëdhënjet diskriminuesendaj pronarëve legjitim. 

Prodeset gjyqësore në lidhje mekthimin e pronave, të cilat akoma nuk kanë përfunduar, janë më shumë çështjepolitike se sa juridike, sepse ligjet e Malit të Zi janë padyshim në anën e ishpronarëve. Mirëpo përfaqësuesit politik në nivel komunal dhe republikan përmesValdanosit deri më tani, me premtimet se do të kthejnë ullishtën e Valdanosit,kanë fituar benefite politike, gjegjësisht blerje të votave në shumë zgjedhjelokale dhe republikane. Kjo blerje e votave me premtime iu ka mundësuar që,ndërmjet tjerave, tërë Valdanosin dhe Mendren ta përfshijnë në të Mirat Detaredhe kështu të veprojnë në kundërshtim me principet e proklamuara për decentralizim.                                      

Me Vendimin e Kuvendit komunal përkthimin gjegjësisht deekspropiimin e vitit 2007(Fl. zyrtare e MZ, dispozitatkomunale nr.18 e datës 18.05.2007) dhe me protesta masive, investitorëvepotencial ju kemi treguar dhe ju tregojmë faktin se gjiri i Valdanosit duhet t’iukthehet pronarëve të mëparshëm. Marrëveshtje eventuale dhe kontrata përinvestime në Valdanos mund të pasojnë vetëm pas kthimit të ullishtave pronarëvetë atjeshëm.

Më këtë rast edhe njëherë ju bëjmëthirrje përfaqësuesve të Cubus Lux-it dhe MCG-Mos City Group dhe të gjithëinvestuesve të interesuar që të vizitojnë web faqen www.valdanos-ul.com dhe më afër tënjoftohen me problematikën e pronësisë në Valdanos.

Si duket tani është në rend realizimii disa interesave të tjera të këtyre strukturave politike dhe kështu duan ta japinme qira pronat e huaja për një vlerë minore prej 15 cent për m2.--përsëris 15cent për m2.

Që të paguhet përmes rentës sëofruar, çmimi minimal i tregut prej 150,00 EUR për m2, duhet të kalojë rafsh1000 vjetë, gjegjësisht që këtë ta inkasojnë 40 gjeneratat e ardhshme, kurse nëfakultet ekonomik na kanë mësuar se vlera e tokës përcaktohet me vlerën erentës së paguar në zgjatjen e një gjenerate, e kjo është 25 vjet. Ulinjëtnuk janë llogaritur.

Përfaqësuesit e strukturaveqeverisëse në Ulqin, konkretisht UDSH, PDS, duhet që ish pronarëve dhe tëgjithë qytetarëve pa hamendje tu tregojnë se a janë për zbatimin e ligjit dhepër kthimin e tokës së marrur me dhunë ish pronarëve, dhe si pushtet ekzekutivtë zbatojnë Vendimin e vitit 2007, dhe jo që me pjesëmarrje në komisione  bëjnë kumari në shitjen e pronave të huaja, ashtusiç bënë kryebashkiaku, z. Hajdinaga. 

Është i njohur fakti juridik se tëdrejtat e pronësisë kurr nuk vjetrohen, prandaj është më mirë që ne vetë sa mëparë të bëjmë kthinmin, sepse pasi që këtë ta gjykojë Gjykata e strazburgut, dot’na kushtojë shumë shtrejtë.

Forca,
Nënkryetari, Xhaudet Cakuli

Dim lights Download Embed Embed this video on your site Dim lights Download Embed Embed this video on your site

Add a comment
 
Kumtesë për opinion, "Koha javore"
FRIDAY, 17 APRIL 2009 12:04

Propozimi i Qeverisë së Malit të Zi, përkatësisht i Ministrisë së Financave me 4 prill të këtij viti, që në kuadërtë reduktimeve të botimeve në sajë të krizës financiare  që po ballafaqohet Ndërmarrja e “Pobjedës” tëpërfshijë edhe të vetmën gazetë në gjuhën shqipe “Koha Javore” dhe ajo të botohet në të ardhmen si nënfletë e tëpërditshmes “Pobjeda”, paraqet atak në informimin shqip që është në kundërshtimme standardët demokratike ndërkombëtare kur janë në pyetje popujt pakicë.

Nuk ka dilemë se akti i tillë i Ministrisë së Financave është i shpejtuardhe me pasoja të mëdha për shqiptarët. Kur me të drejtë kemi pritur që e vetmjagazetë në gjuhën shqipe të rris tirazhin dhe numrin e botimeve, një vendim itillë është kundër barazisë informative dhe nacionale të shqiptarëve në Mal tëZi.

Forca  është e qëndrimit që “Koha javore” të mos dalë si shtojcë e “Pobjedës” deri sa të mospërcaktohet statusi i saj definitiv nga themeluesi e ky është Kuvendi i Malittë Zi por të vazhdoj të botohet si botim i veçantë.

Në lidhje me situatën e krijuar më të vetmin medium të shkruar në gjuhënshqipe në Mal të Zi, Forca do tënjoftoj opinion e gjerë në vend dhe në botën e jashtme, duke apeluar së krizaekonomike nuk duhet të manifestohet fillimisht të mediat e pakicave. Një veprimi tillë na përkujton të kaluarën kur gjoja në emër të mugesës së mjetevefinanciare u mbyll revista “KOHA”(1978-1989),e cila ka qenë e vetmja revistë shkencore, letrare dhe kulturore në gjuhënshqipe  në nivel të Malit të Zi.

Duke marrë parasysh  së gazeta “Koha Javore”, nga dalja e numrit të sajtë parë në shkurt të vitit 2002, ka luajtur një rol të veçantë në fushën einformimit te shqiptarët në Mal të Zi, ftojmë të gjitha subjektët politikenacionale shqiptare, intelektualët, shoqërinë civile por edhe të gjithë tëtjerët që të ngrisin zërin kundër këtij akti diskriminues ndaj informimit nëgjuhën shqipe që është kundër barazisë nacionale të shqiptarëve  në ketë mjedis.

Shërbimi për informim


Add a comment
 
Gezuar Pashket
FRIDAY, 10 APRIL 2009 18:56

altTë gjithë besimtarëve katolik i a urojmë për shumë mot pashkët. Kjo festë e madhe të jetë festa e paqes dhe dashurisë ndërnjerëzore. 

Le të jetë kjo festë, burim i mirëqenjes, begatisë dhe të dashurisë shqirtërore  në mesë të njerzëve.

Forca e Re Demokratike
Kryetari

Nazif Cungu      

 

 
Add a comment
 
More Articles...
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

Kuvendi Ulqinit

Newsletter

Newsletter

Untitled 1