Program_sh

Program_cg

Inicohet hapja e konsulatës së shqiperise në Ulqin
TUESDAY, 17 NOVEMBER 2009 13:51

KONFERENCË PËR MEDIA – 17.11.2009
Nr. 294/09

Nail Draga Në sajë të bashkëpunimit intensiv te Malit te Zi dhe Shqipërisë viteve të fundit janë edhe vizitat e shpeshta të niveleve te larta ku duhet theksuar vizitën e presidentit Bamir Topi në shtator dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit te punëve të jashtme Ilir Meta dite me parë ne Podgoricë. Nuk ka dileme se ne takimet e tilla janë trajtuar një gamë e gjerë temash që është shprehje konkrete e bashkëpunimit shumëpalësh në mes dy vendeve. Duke pasur parasysh paragjykimet e kaluara bashkëpunimi aktual ne mes tyre dy vendeve mund të shërbejë si model jo vetëm për regjionin por edhe me gjere.

Andaj më qëllimin për avancimin po këtyre marrëdhënieve Forca del me iniciativën për hapjen e konsullatës së Republikës së Shqipërisë  në Mal të Zi, e atë pikërisht në qytetin e Ulqinit. Një iniciative e tillë besojmë se do te mbështetet nga Qeveria e Shqipërisë dhe se kjo çështje në të ardhmen do të jete preokupim i diplomacisë shqiptare. Ndërsa ideja që selia e konsullatës të Jetë ne Ulqin është e logjikshme, sepse ky qytet është qendra e shqiptareve në Mal të Zi. Nuk ka dileme se me një veprim te tillë Ulqinit do ti kthehej imazhi i kaluar sepse te dhënat dëshmojnë se ne Mesjetë ai kishte qeverisje autonome ku disa vende kane pasur konsullatat e tyre.

Në ketë dimension duke pasur parasysh interesin e vet shtetërorë ka vepruar Kroacia e cila përveç ambasadës së saj në Podgoricë ka edhe konsullatën e vet në Kotor. Po ashtu një kërkesë e tillë ekziston edhe nga ana e Serbisë e cila përveç ambasadës ekzistuese në Podgorice ka kërkuar hapjen e tre konsullatave ne Mal te Zi.

Nga ana tjetër presim me padurim që së shpejti të behet realitet qarkullimi pa pasaporta por me letërnjoftim jo vetëm për qytetarët e komunës së Ulqinit por për të gjithë ata te cilët janë ne kuadër të zonës kufitare Mal i Zi Shqipëri. Një veprim i tillë praktik ka kohë qe ekziston në mes Malit te Zi dhe Kroacisë, andaj është koha e fundit që të eliminohen standardet e dyfishta për qytetarët e zonave përkatëse.

Shërbimi për informim


Add a comment
 
Saopstenje Povodom predloga Bosnjačke stranke za ukidanje stečenih prava Albanaca u Crnoj Gori
WEDNESDAY, 11 NOVEMBER 2009 15:20

Saopstenje Povodom predloga Bosnjačke stranke za ukidanje stečenih prava Albanaca u Crnoj Gori

Prava Albanaca garantovana su Ustavom Crne Gore i njihova prava se trebaju uvažavati da bi se obezbijedio međuetnički sklad unutar Crne Gore, dobar duh, u odnosima sa susjednim zemljama kao i ispunjavanje standarda za Evropske Integracije Crne Gore.

Očekivali smo više napora za poboljšanje, toliko hvaljenih, manjinskih, kulturnih i vjerskih odnosa u Crnoj Gori  a nikako se ne možemo složiti da se pogorša status  jedine specifične (kulturne, jezičke a nadasve autohtone) manjine u Crnoj Gori i to autohtone manjine albanaca.

Sa žaljenjem uočavamo prikrivenu antialbansku solidarnost, radi ukidanja stecenih prava u izbornom zakonodavstvu, koja teško prijeti medjuetničkom skladu u Crnoj Gori i cijelog regiona.

Takođe izražavamo žaljenje što ovaj prijedlog potiče od Bošnjačke partije odnosno od političkog faktora, koji takodje predstavlja nacionalnu manjinu koji umjesto da kontroliše i utice na odgovoran odnos aktuelnu većinu kojoj i sama pripada, djeluje u pravcu umanjenja prava jedine etničke manjine.

Međutim, ubjeđeni smo da ovi pokušaji čelnika bošnjake stranke ne predstavljaju stav bošnjačkog naroda već pokušaj da sebi obezbjede jeftine političke poene.

Autohtona etnička manjina albanaca dokazala je svoju privrženost državi Crnoj Gori obezbjedjujući odlučujuću većinu za sticanje nezavisnosti  Crne Gore, zato smatramo da su ovi zlonamjerni planovi nož u ledja albanskom faktoru u Crnoj Gori. Ubjedjeni smo da se ovi planovi neće  ostvariti i apelujemo na razumne i dalekovide političke faktore u Crnoj Gori, koji su i do sada sačuvali međuetnički i međuvjerski suživot, medjunarodne činioce i civilni sektor da prijedlog Bosnjacke sranke svate kao projekat koji je uperen protiv albanskog naroda u Crnoj Gori i ne dozvole da se ostvari ovaj, u suštini, destruktivni projekat.  Time će se istovreeno spriječiti remćenje dosadašnjih pozitivnih dostignuća po čemo je Crna Gora postala i prepoznata u regionu.

Podpredsjednik Force i poslanik u parlamentu
Genci Nimanbegu


Add a comment
 
Pyetje Ministrise se Arsimit
THURSDAY, 29 OCTOBER 2009 14:11

PARLAMENTI I MALIT TË ZI
Pyetje parlamentare

Pyetje për Qeverinë e Malit të Zi
Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Ju lutem që Ministria të jap informacione mbi përbërjen dhe anëtarët e bordeve drejtuese shkollore për shkollat me mësim në gjuhën shqipe në komunën e Ulqinit, Tivarit, Podgoricës Tuzit, Plavës dhe Rozhajës.

Gjithashtu më intereson përbërja e anëtarët të bordeve drejtuese për fëmijët në kopshtet e fëmijëve në Tuz dhe Ulqin.

Arsyetim:
Ligji i Përgjithshëm mbi Arsimin ( "Fz. e MZ" nr. 64/02 i 28/11/2002, 31/05 i 18/05/2005, 49/07 i 10.08.2007, Fz. MZ ", nr. 04/08 i 17/01/2008, 21/09 nga 20.03.2009) përcakton qëllimet e arsimit dhe edukimit në Mal të Zi. Nenit 73 dhe 76 të këtij ligji, përcaktohet struktura dhe juridiksioni i shkollës dhe bordi i drejtues.

Përgjigjen e kërkoj me shkrim

Deputeti
Genci Nimanbegu

 

 

 

Attachments:
FilePërshkrimiFile size
Download this file (Odgovor_Min_Skuletic_29102009.pdf)Odgovor Ministra Skuletica 29.10.2009 193 Kb
 
Pitanje Ministarstvu Finansija
SUNDAY, 25 OCTOBER 2009 00:00

 

 

SKUPŠTINA CRNE GORE
POSLANIČKO PITANJE

Pitanje za Vladu Crne Gore
Ministarstvo Finansija

Da li Ministarstvo finasija ima pravo, obavezu i mogućnosti da obaveže Opštinu Ulcinj da izvrši rebalans Budžeta za 2009. godinu zbog katastrofalne realizacije od samo 18,5% u prvih 8 mjeseci?

Obrazloženje:

Od Sekretarijata za budžet i finasije Opštine Ulcinj smo dobili Izvještaj o realizaciji budžeta za prvih osam mjeseci 2009.god. gdje je prikazano ostvarenje prihoda u visini od 3.015.000 EUR ili od 18,5% od ukupno  16.220.000 EUR koliko je predviđeno za čitavu godinu.

Na osnovu člana 34 ,,Zakona o budžetu« (Sl.list RCG br.40/01; 71/05) i čl.74 Zakona o finasiranju lokalne samouprave, Ministarsvo finasija redovno dobija od svih Opština Izvještaje o realizaciji budžeta,tako da je logično zaključiti da sve ove podatke posjeduju nadležne službe.

Odgovor tražim i u pisanoj formi.

Poslanik
Genci Nimanbegu

 


Odgovor:

Poštovani gospodine Nimanbegu,

U vezi sa Vašim poslaničkim pitanjima, obavještavamo Vas sljedeće:

Shodno članu 8 Zakona o lokalnoj samoupravi ("Službeni list Crne Gore" broj 13/06) u vršenju poslova lokalne samouprave opština je samostalna i njena prava ne mogu biti uskraćena ili ograničena aktima državnih organa, osim u slučajevima i pod uslovima utvrđenim zakonom, u skladu sa Ustavom.

Ministarstvo finansija nema pravo da obaveže jedinicu lokalne samouprave da izvrši rebalans budžeta.

Nadležnosti Ministarstva finansija u vršenju poslova lokalne samouprave regulisane su članom 34 Zakona o budžetu ("Službeni list Crne Gore" broj 53/09)  i članom 74 Zakona o finansiranju lokalne samouprave ("Službeni list Crne Gore" broj 51/08) po kojima su opštine obavezne da dostavljaju podatke o prihodima i rashodima, kao i budžetskom zaduženju, najkasnije kvartalno u roku od 30 dana od dana isteka kvartala. Osim toga, shodno članu 26a Zakona o budžetu  ("Službeni list Crne Gore" broj 53/09) prije usvajanja predloga odluke o budžetu opštine, nadležni organ opštine dužan je da pribavi mišljenje Ministarstva finansija na predloženi nivo i strukturu potrošnje, politiku zarada, kapitalne izdatke i izvore finansiranja i nivoa suficita odnosno deficita.

Ministar Finansija
dr Igor Lukšić

 

 
Vazhdimi i fiaskos në investime dhe administratë në Komunën e Ulqinit
TUESDAY, 13 OCTOBER 2009 12:50

Kur nuk realizohet buxheti atëherë bëhet reabalansi. Ashtu shkruan në Ligj.

Me rebalanc, zakonisht bëhen ndryshime 2 deri në 5%. Në raste të veçanta korrigjimet janë më të mëdha pasi që pas buxhetit paramendohet që qëndrojnë ekspert dhe njerëz serioz.

Kur është Ulqini në pyetje rebalanci i buxhetit nuk është hera e parë por kësaj radhe ky rebalanc duhet të jetë rreth 70%  çka nuk është e shënuar prej që ekziston buxheti i shkruar.

Prej 16,220.000 EUR, sa janë të parapara për vitin 2009, për tetë muajt e pare janë realizuar 3.004.000 ose 18,5% gjegjësisht 2.015.000 EUR ose 12,5% prej të ardhurave burimore, pra kur nuk merren parasysh kredit,të ardhurat prej Fondit Egalizues dhe të ardhurat joligjore prej komunaljeve që janë vjelë vitin e kaluar.

Pushtetarët e Ulqinit kanë ndërmend planin e vjetër që dokumentet buxhetor të i aprovojnë, si zakonisht, në shpejtësi paravitit të ri, si për llogarinë përfundimtare që i ka kaluar afati ligjor që ishte muaji maj i këtij viti, po ashtu edhe rebalanci që është obligim ligjor. Gjithashtu për rrugë do të aprovojnë edhe buxhetin për vitin 2010.

Deri  tani në Ulqin nuk është realizuar asnjë investim i planifikuar dhe i premtuar.

Në tre vitet e kaluara, kur ekonomia e Malit të Zi ka arritur një suksese të jashtëzakonshëm, koalicioni lokal në Ulqin nuk është gjetur dhe nuk ka arritur të aprovoi asnjë plan detal urbanistik e jo të filloi ndërtimin e Marinës në Lima por në bashkëpunim me Të Mirat Detare të mashtroi qytetarët për në ndëtimin e Kacemes. Nuk është ndërtuar dhe nuk do të ndërtohet as Qendra Sportive e premtuar, as ura e re mbi Port Milenë,as nuk do të bëhet modernizimi dhe agjërimi i rrugës Ulqin – Sukobinë, as nuk do të ndërtohet Deponija Sanitare dhe të mbyllet deponija e tashme në breg të detit dhe nuk do të realizohen edhe shumë investime të paralajmëruara dhe të premtuara në tubimet e shumta parazgjedhore.

Pushtetarët e Komunës së Ulqinit nuk i brengos gjendja e nëpunësve që nuk kanë marr rroga disa muaj dhe punëtorët në të gjitha ndërmarrjet publike që kanë të njëjtin fat me to.

Për tre vite nuk është aprovuar asnjë raport i ndërmarrjeve publike. Disa drejtor janë të emëruar në mënyrë të paligjshme,sekretarët gjithashtu në mënyrë të paligjshme,taksat, tatimet dhe kompensimet mblidhen dhe shpenzohen në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu edhe punësimi bëhet në mënyrë të paligjshme.

Inspektorët e revizionit shtetërorë, për gjendjen në organet e vetëqeverisjes lokale kanë përgatitur Raportin dhe ia kanë dorëzuar Agjencisë kundër korrupsionit dhe luftës kundër krimit të organizuar. A nuk ashtë kjo e mjaftueshme?

Prej  9.170.000 EUR, sa janë të parapara me buxhet për investime në infrastrukturë lokale, deri në fund të gushtit janë realizuar vetëm 215.000 EUR ose 2,3%

Në tetë muajt e parë prej  170.000 EUR të parapara për subvencionime dhe agrobuxhet nuk është realizuar asgjë, prej 50.000 EUR të parapara për ndihmesa afarizmit realizimi ashtë zero.

Për mirëmbajtjen e objekteve ndërtimore, prej 50.000 EUR, sa janë të parapara, realizimi

ashtë zero. Bashkësive lokale zero. Për mirëmbajtjen e tokës ndërtimore, vetëm  327 EUR.

Organizatave joqeveritare për 8 muaj janë paguar 300 EUR prej 30.000 EUR sa janë të parapara. Partive politike janë paguar 3.000 EUR prej 50.000 sa janë të parapara, por ne nuk e dimë se cilës parti janë paguar. Nxënësve dhe studentëve janë paguar 4.800 EUR prej shumës së parapar prej 45.000 EUR. Kurse për infrastrukturë me interes të përgjithshëm janë paguar 2.700 EUR prej 100.000 EUR sa ashtë shuma e përgjithshme e paraparë për këtë vit.

Forca e re demokratike – FORCA qysh në nëntor të vitit të kaluar  ka reaguar në deklaratat e Ministrit të atëhershëm  Nimani, Numanoviq dhe kryetarit aktual Hajdinaga që viti 2009 do të jet një vit “bum” për investime në Ulqin.

Ajo ishte edhe një prej shumë deklaratave të palogjikshme dhe vazhdimi i korrupsionit politik dhe në vend të prosperitetit kemi pësuar përsëri fiasko si në investime ashtu edhe në administratë.

Pyesim: A duhet që në të gjitha këto të reagoj Ministria për financa dhe Ministria e punëve të brendshme që ashtë e obligueshme të mbroj qytetarët dhe të siguroi funksionimin e vetëqeverisjes lokale?

Ulqin,13.10.09
Nazif Cungu


Add a comment
 
Arsimi me probleme që kërkojnë zgjidhje
WEDNESDAY, 07 OCTOBER 2009 11:29

Fillimi i vitit të ri shkollor për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi është pothuaj identik si më parë, sepse nuk janë bërë ndryshime në programet mësimore dhe në tekste shkollore, veprim i nevojshëm për barazi nacionale në ketë mjedis multinacional.

Përveç mungesës së teksteve të ndryshme mësimore siç është rasti me nxënësit e vitit të katërt gjimnaz, çështje të veçantë paraqesin tekstet shkollore nga lëndët e identitetit kombëtarë. Këtu kemi parasysh në mënyrë të veçantë tekstet mësimore për shkollën fillore dhe të mesme nga lëndet e identitetit kombëtar sikurse janë historia, kultura muzikore dhe ajo e artit figurativ, të cilat janë të papërshtashme për nxënësit shqiptarë sepse nuk mësojnë asgjë për identitetin e tyre kombëtar.
Add a comment

Lexo më shumë...
 
Dita e Turizmit
WEDNESDAY, 30 SEPTEMBER 2009 07:32

I nderuari Ministër i turizmit Neneziq,

Me rastin e ditës botërore të turizmit nuk jeni drejtuar qytetarëve të Ulqinit që ti tregoni se çka është duke ndodhur në Ulqin dhe përse e ka merituar populli i Ulqinit këtë denim.

Para 20 vitesh, Z-Neneziq, pra në vitin 1989,Ulqini ka pasur mbi 1.700.000 fjetje të regjistruara kurse tash pas 20 vitesh 1 milion fjetje ma pak. Pjesëmarrja e Ulqinit në qarkullimin turistik, në nivel të Malit të Zi ishte rreth 19%, kurse tash që ju jeni Ministër, kjo pjesëmarrje ashtë nën 9%.

Sigurisht ju nuk e ndieni veten fajtor për këtë rënie drastike.

Hoteli ”Jadran” nuk ekziston , hoteli “Galeb”, simbol i turizmit të Malit të Zi i shkatërruar pa asnjë shpjegim, hoteli “Mediteran” pret planet urbanistike, hoteli “ Albatros” është duke pritur ndonjë blerës të majmë, hoteli “Otrant” i privatizuar prej taksistit rus partner strategjik, hoteli “Grand Lido” dhe “Lido bungalow” presin ditë më të mira, “Riviera e Ulqinit” është në pritje të ndonjë blerësi strategjik.

Z- Ministër Neneziq, si e shpjegoni se në Ulqin janë të regjistruar vetë 2 hotele mbi 3 yje kurse në Budve 86 hotele?

A e dini sa dhe çfarë kapacitetesh turistike ka Ulqini? Ne nuk mundemi të vijmë deri tek ato të dhëna.

Prej vitit 2004 është në fuqi Ligji për Organizata Turistike.

Ju e dini mirë se vetëm komuna e Ulqinit nuk e ka themelua Organizatën Turistike për arsye se miku i juaj, kryetari energjik dhe strategjik, akoma nuk ka vendos kush të emërohet për drejtor: përfaqësuesi i UDSh-ës, SDP-esë, DPS-it apo PDP-esë.

Sigurisht se posti i drejtorit të Organizatës Turistike do ti takojë njërit nga ekspertët e PDP-së se edhe në praksë janë vërtetuar në udhëheqjen e të gjitha ndërmarrjeve publike.

I nderuari Ministër Neneziq,

Në vend që të paguhet taks-banimi dhe taksa turistike në baza ligjore,e para plaçkitet kurse e dyta nuk paguhet fare, se nëpunësit nuk kanë kohë të vrapojnë pas vikendashave kurse banorët e Ulqinit janë të but dhe nuk kanë ku për të shkuar. Ato taksa paguhen në mënyrë selektive.

Planet strategjike zhvillimore sigurisht do të realizohen në periudhën e ardhëshme pasi që ky mandat ashtë shumë i shkurtër dhe zotërit nuk kanë patur kohë as për të bërë evidencën e pronës e jo të fillojnë realizimin e projekteve.

Revizioni shtetërorë para shumë kohësh ia ka dorëzuar Raportin për gjendjen në Komunën e Ulqinit agjencisë për korupcion dhe krim të organizuar. Çka duket inspektori ka bërë gabim në raport ose ka gabuar adresën.

Z-Ministër Neneziq, ndoshta pas kësaj letre të hapur do të merrni masa për të bërë diçka, se viti i ardhshëm është viti i zgjedhjeve lokale dhe këtij popull duhet tregohen arsyet e kësaj gjendje, apo do ta ndizni motorin, si zakonisht, 2 muaj para zgjedhjeve se ashtu i keni efektet më të mira.

Shpresojmë që edhe Ulqini një ditë do të festoi ditën botërore të turizmit.

Ju faleminderit

Nazif Cungu

 


Add a comment
 
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

Kuvendi Ulqinit

Newsletter

Newsletter

Untitled 1