Program_sh

Program_cg

Reagovanje u vezi sa posjetom delegacije JP Morsko Dobro dana 19.01.2010 Ulcinju
FRIDAY, 22 JANUARY 2010 10:53

Javno Preduzeće Morsko Dobro tradicionalno svake godine u ovo vrijeme dolazi u posjetu Ulcinju i najavljuje velike investicije a ujedno i postpisivanje ugovora o saradnji izmedju opštine Ulcinj i ovog preduzeća.

Prije nekoliko dana čitava ekipa ovog preduzeća, zajedno sa predsjednikom opštine Ulcinj pred novinarima najavljuju ponovo, završetak,kako sami kažu, najveće investicije koju JP Morsko Dobro realizuje u Ulcinju -  Lučicu Kacema.

Ako vam za lučicu nijesu dovoljne tri godine koliko bi vam trajala gradnja Ulcinjske Marine koju je obećao građanima vaš partner Hajdinaga?.

Svake godine najavljujete da ćete završiti Lučicu do početka turističke sezone. Mi vas podsjećamo da je turistička sezona u Ulcinju, dok vi nijeste preuzeli upravljanje obalom, počinjala u aprilu mjesecu.

Iz vaše dokumentacije saznajemo da je Upravni odbor Morskog Dobra odobrio 10% da od prihodovanih sredstava do 2008 godine usmjeravate za rijesavanje stambenih potreba zaposlenima a 90% za kupovinu poslovnog prostorau 2009.god. i to  iznos od 1.684.983 €.

Za Lučicu Kacema,koju ste nazvali marinom vama trebaju, tri godine a za stambena pitanja i poslovni prostor u Budvi samo jedna godina!

Molimo gospodu iz Morskog Dobra da ne obmanjuju gradjane sa obećanjima o investicijama koje kasne, koje su spore ili se nikad ne realizuju.

Ovo naše današnje obraćanje ima za cilj da vas podsjeti da i ovaj put nijeste prošli nezapaženi,naprotiv izazvali ste još jače ogorčenje građana jer  ste čak zaboravili da posjetite Bojanu cijelokupna obala, koja je na osnuvu člana 2 Zakona o morskom dobru teritorija o kojoj se vi morate starati.

Uzurpacije,divlja gradnja,izliv kanalizacije  i deponije smeća najviše se vrše na teritoriji koja je vama, nažalost, data na upravljanje i od koje prihodujete za rejšavanje stambenih pitanja vaših radnika i kupovinu poslovnog prostora kako bi vam bilo udobnije, a teritoriji kaja vam obezbjeđuje preko 50 % površine vašeg djelovanja, posvećujete pažnju i to samo medijski jednom godišnje.

Gradonačelniku opštine Ulcinj ste  poklonili 10.000 EUR-a za poplave umjesto da nam date cjelokupni izvještaj I plan o mjerama koje ćete preduzeti za dugoročnoj rijesavanje obezbjidjivanje korita I obale Bojane.

Vi ne možete biti donatori za elementarne nepogode,vec nosilac dugorocnog rijesavanja ovog problema.

Informativna Sluzba Force


Add a comment
 
Vazhdim i mashtrimeve Ordinere te Hajdinges
WEDNESDAY, 30 DECEMBER 2009 00:00

Vazhdim i mashtrimeve Ordinere te Hajdinges

Pas dites se djeshme është shume e qarte qe kryetari I komunës se Ulqinit , Hajdinaga është kundër kthimit te pronës se Valdanosit dhe u bashkëngjit ekipit te Cubus Luxit qe te bëjnë plaçkitjen e pronës se qytetarëve te Komunës se Ulqinit.

Qëndrimi i tij haptas u pa qe ai është llobisti kryesor i Cubës Lux-it qe ulishta e Valdanosit te jepet kompanive te huaja e jo ti kthehet pronareve. Me ketë është e qarte kush e ndal zbatimin e Vendimit te Kuvendit te Komunës nga viti 2007 qe kjo prone ti kthehet pronarëve legjitim. Kush ndalon qe Kuvendit te shqyrtoj realizimin e deritashëm te ketij vendim si dhe kush ndalon iniciativat qytetare qe te futen ne rend te ditës se Kuvendit.

E pyesim Hajdinagen se sa kushton ky lobim a është detyre e marr nga Kryetari i Komisionit për Tender z. Vujica Lazoviq apo Hajdinaga e kryen Vullnetarisht?

Tan kanë kaluar mbi 3 vite qe kur Hajdinaga e dha mashtrimin e tij me te madh, Qe qytetaret te përgatisin kaçilet për Ullij  pasi ai ka arrit te miqtë e tij qe ata ta kthejnë Valdanosin. Pas tre vitesh, jo qe nuk ehte kthyer Valdanosi por ne Valdanos as nuk mund te hyjnë me pronarët dhe as qytetaret dhe e kanë përgatit qe t’ja dorëzojnë investitorëve anonim.

Mashtrimet tjetër qe Hajdinaga vazhdon te jap është ajo e ndërtimit te shkollës ne vitin e ardhshëm. Si duket atë nuk e kanë informuar qe ne buxhet te MZ nuk ka mjete te parapamë për ndërtimin e shkollës ne Komunën e Ulqinit, dhe mjetet qe dedikohen prej vetëm 100,000 eurosh janë për Dokumentacion Projektin dhe leje ndërtimi edhe këto janë me kusht qe Komuna te aprovoj planet Urbanistike.

Shkolla ne 2010 mund te ndërtohet vetëm nëse Hajdinga ka mjete nga llobistet qe nuk janë ne buxhet por vetëm nëse Cubus Luxi nuk e ndërton vete atë shkolle si dëmshpërblim Ulqinit për Valdanos.

Këto mashtrime janë vetëm dy nga lista e shumte te premtimeve te parealizuara deri me tani; Po ju përkujtojmë disa:

Ndryshimi i kufirit te Mirave detare, ndërtimi i Marinës, ndërtimi i Urës, qendrës Katerkollës, Bazenit ne Brajshë, kaldermimi i Kalasë, Nga 9 milion euro investime ne 2009 te gjitha janë te parealizuara.

Populli për atë që mashtron ka një fjale tjetër.  Boll më me rrena z. Hajdinaga.

Nënkryetar dhe Deputet i Forcës
Genci Nimenbegu


Add a comment
 
Kokteji i Fundvitit
MONDAY, 28 DECEMBER 2009 10:12

Add a comment
 
Pyetje Nenkryetarit te Qeverise Lazovic
MONDAY, 21 DECEMBER 2009 18:44
 
Iniciativë për ndryshimin e ligjit për festa
WEDNESDAY, 09 DECEMBER 2009 08:39

Opinioni i gjerë është i informuar se nga vendosja e pluralizmit politik nga viti 1990 e më pas  shqiptarët në Mal të Zi kremtojnë Festën kombëtare Ditën e Flamurit-28 Nëntorin.

Duke marrë parasysh se Mali i Zi është shtet multinacional dhe multikulturor edhe në Kushtetutën e Malit të Zi në nenin 79 në mes tjerash cekët së për pakicat nacionale është i lejuar përdorimi  i  simboleve kombëtare dhe i shënimit të festave kombëtare.

Një formulim i tillë nuk ka dilemë së avacon çështjen e barazisë nacionale dhe asaj qytetare në ketë mjedis. Andaj duke marrë parasysh ketë çështje si shumë serioze FORCA inicon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pët Festa në Mal të Zi, duke përfshirë këtu edhe festat e popujve pakicë.

Nuk ka dilemë së në ketë kategori do të bënte pjesë edhe Festa kombëtare e shqiptarëve që është Dita e Flamurit-28 Nëntori. Festa e tillë për pjesëtarët e popullit shqiptarë në Mal të Zi  do të ishte ditë pushimi, sikurse  për festat tjera shtetërore dhe ato fetare. Po ashtu, në mënyrë analoge do të veprohej edhe me festat e pjesëtarëve të tjerë të popujve  pakicë në ketë mjedis, kuptohet nëse ata inicojnë një çështje të tillë. Shëmbull pozitiv i kësaj natyre mund të shërbej Republika e Maqedonisë e cila festat dhe datat e shënuara nga historia e popullit shqiptar i ka fiksuar si festa shtetërore për pjesëtaret e popullit shqiptarë ne ketë  mjedis.

Një iniciativë e tillë besoj së do të mbështetet  nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe së do të angazhohet direkt për realizimin praktik.

Nga ana tjetër një veprim i tillë nuk ka dilemë së do të dëshmonte kapacitetin demokratik të strukturave shtetërore të Malit të Zi dhe do të ishte në favor të barazisë nacionale e qytetare të pjesëtarve të popujve të ndryshëm në ketë mjedis multinacional.


Add a comment
 
KUMTESË – Mali i Zi ne MAP
MONDAY, 07 DECEMBER 2009 10:21

Ne rastin e Vendimit të ministrave të jashtëm së NATO-së për përkrahjen e kërkesës për anëtarësimit në Planit te Veprimit te Anëtarësimit (MAP), shprehim kënaqësinë në këtë hap të rëndësishëm i cili shkon drejt integrimit të plotë në NATO.

Një nga qëllimet e Forcës janë integrimet euroatlantike ashtu që në çdo përpjekje në realizimin e këtyre qëllimeve Forca do të jetë partner deri tek integrimi i plotë i Malit të Zi atje ku e ka vendin, në familjen e shteteve moderne evropiane.

Roli vendimtarë i NATO-së në qetësimin e ngjarjeve në Ballkan është dëshmi se anëtarësimi në NATO është garanci për paqen afatgjate dhe stabilitet në rajon dhe kjo është dëshmi që Mali i Zi ndjek shembullin e mirë të fqinjëve të cilët janë anëtarë të plotë të NATO aleancës.

Kryetari i Forcës
Nazif Cungu


Add a comment
 
KUMTESE - Mosaangazhimi dhe mashtrimet e këtij pushteti lokal të Ulqinit do të mbahen në mend një periudhë të gjatë.
TUESDAY, 01 DECEMBER 2009 14:55

Mbledhja e fundit e Kuvendit të Komunës së Ulqinit është thirrur me datën 29 maj dhe ka përfunduar me datën 8 tetor ku prej 14 pikave që janë propozuar për rendin e ditës, janë miratuar gjithsejtë vetëm 6 pika. Ndoshta për këtë pushtet edhe ky vit  përsëri përfundoi me sukses dhe nuk kanë nevojë që të mbajnë mbledhje të reja.

Alarmues është edhe realizimi i buxhetit për nëntë muajt e parë, shuma e të cilit është rreth 3.300.00 ose 20 % nga totali  i 16.200.000, që është paraparë për tërë vitin.

Pushteti ekzekutiv mendon se ka gjetur zbrasti në ligjin dhe nuk e ka për detyrë që të bëjë rebalancin.

Borxhet e Komunës rriten për çdo ditë.

Realizimi i investimeve të planifikuara në nëntë muajt e parë janë realizuar në shumë prej 220.000 euro ose 2,50% nga totali i parapar prej 9.200.000 EUR.

Me anë të kësaj kumtese  veçanërisht theksojmë grumbullimin e paligjshëm të taksë banimit në Komunën e Ulqinit, ku edhe kanë reaguar organet shtetërore.

Në bazë të dhënave të fituara për pagesën e taksë banimit për nëntë muajt e parë, vijmë deri tek përfundimi qe sezoni ka qenë më i dobët për 53.00% në krahasim me vitin e kaluar sepse është realizuar vetëm 116.000 euro nga totali prej 250.000 euro sa është e paraparë me buxhet.

Këto të dhëna demantojnë kryetarin e Komunës, Gzim Hajdinagën, i cili ka deklaruar para disa ditësh, që sezoni turistik ka qenë shumë i suksesshëm, ose dokumentohet që disa individë kane përfituar personalisht nga pagimi i taksave në mënyrë të paligjshme, ose të hollat - kesh i kanë mshehur në ndonjë vend të sigurte që të ruhen për ditë e krizës , gjegjësisht që të parandalojnë  bllokiminë e xhirollogarisë së Komunës për shkak të borxheve.

Forca e re demokratike FORCA i bën thirrje organeve kompetente në Komunën e Ulqinit që ti kthejnë popullit mjetet që i kanë mbledhur  në mënyrë paushale,joligjore për vitin 2009 dhe 2008 dhe të i sqarojn popullit  ku i kanë mjetet nga taksë banimi.

Seancat e Kuvendit duhet që të mbahen sepse janë te parapara me Kushtetutën e Malit të Zi, me Ligjin mbi vetëqeverisjen lokale dhe me Statutin e Komunës dhe mosmbajtja e tyre ia ka hek mundësin këshilltarëve të drejtën për të kontrolluar ekzekutivin ndërsa qytetarëve mbrojtjen që i takon në të gjithë shoqëritë demokratike.

Mosaangazhimi dhe mashtrimet e këtij pushteti lokal të Ulqinit  do të mbahen në mend një periudhë të gjatë.

Ulqin, 01.12.09
Genci Nimanbegu

 

 
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

Kuvendi Ulqinit

Newsletter

Newsletter

Untitled 1