Program_sh

Program_cg

KUMTESË – Zgjedhjet 2010
MONDAY, 05 APRIL 2010 00:00

KUMTESË PËR MEDIA
Ulqin, më 05.04.2010

Këshilli Qendror i Forcës së re demokratike, në mbledhjen e mbajtur të shtunen me 03.04.2010, ndër të tjerat, shqyrtoi edhe mënyrën e daljes në zgjedhjet lokale me 23. maj të këtijë viti.

Në bazë të informatave nga terreni, u konstatua që Forca në komunën e Ulqinit ka rritje të dukshme të anëtarëve dhe simpatizuesve dhe se dalja si subjekt i veçant në zgjedhjet e ardhëshme siguron rezulltate të përfaqsimit në parlamentin lokal të cilat janë në rritje.

Rrjedhimisht u vendos që Forca në zgjedhjet lokale në komunën e Ulqinit të marrë pjesë si subjekt më vete.

Në rast qe partitë nacionale shqiptare, eventualisht, propozojnë ofertë për koalicione parazgjedhore, ato mund të shqyrtohen edhe një herë në Këshillin qendror të Forcës, në rast se janë ne perputhje me programin e Forcës.

Forca e re demokratike.

Shërbimi për informim.


Add a comment
 
Festimi i 7 dhe 8 Marsit ne Plavë
TUESDAY, 09 MARCH 2010 09:30
dsc02911Mbrëmë ne Qendrën për Kulture ne Plave, Forca e Re Demokratike organizoi mbrëmje festive me rastin e shënimit te 7 marsit, ditës së mësuesit dhe 8 marsit, ditës se Grave.
Ne këtë mbrëmje ishin te ftuar mësuesit dhe mësueset shqiptarë te cilët japin mësim ne nga këto troje por edhe mësuesit ne pension me te cilin rast te gjithëve u japi nga një dhurate.
Mësuesit u falënderuan për kujdesin qe Forca ua ka bere me rastin e këtyre festave i cili ishte edhe i vetmi rast kur një subjekt politik i kujtohet dhe i jep një nderim te tille.
Mysafireve prezent u drejtua kryetari i Forcës Nazif Cungu, Nënkryetari Xhaudet Cakuli dhe kryetarja e këshillit komunal te Forcës në Plave zonja Vera Hakaj.
Add a comment
 
Festimi i 8 Marsit
TUESDAY, 09 MARCH 2010 00:00

 
Hajdinaga trosi vise od Barosa
WEDNESDAY, 03 MARCH 2010 09:05

Ovo saopštenje ima za cilj da objelodani podatke o stvarnom stanju u opštini Ulcinj nakon dobijenog Izvještaja o realizaciji budžeta opštine za 2009.god. obzirom da radnici ne primaju plate nekoliko mjeseci, ne samo u organima uprave već i u javnim preduzećima čiji je osnivač Opština.

Dakle, kao što smo i prilikom donošenja rebalansa budžeta tvrdili, tri dana prije isteka kalendarske godine, da u tom predlogu manjka oko jedan million EUR, to se sada i potvrdilo.

Realizacija budžeta u 2009.god. iznosi 4,636,000 ili svega 28,5% , što znači da je ostvareno 11.592.000 EUR-a manje u odnosu na plan. I ovo nije konačno jer se stvarni dugovi opštine ne znaju.

Od predviđenih investicija u iznosu od 9.500.000 EUR-a  je realizovano 280.000 EUR ili svega 3%.

Lokalna koalicija “Za evropski Ulcinj” najbolje je od svih shvatila ovaj slogan I ubrzano krenula na put ka Evropi.

Vjerovatno će evropski mediji objaviti i podatke budućih kolega iz Ulcinja, kao što su objavili troškove predsjednika Evropske Komisije, Jose Manuel Barosso koji je na ime  reprezentacije potrošio  u prošloj kriznoj godini 32.500 EUR od sredstava porezkih obveznika.

Da li treba tješiti funkcionere Evropske Komisije  da ne brinu puno o tim troškovima obzirom da ima lokalnih funkcionera u Crnoj Gori,kao što je slučaj u opštini Ulcinj,gdje gradonačelnik troši na ime reprezentacije duplo više nego G-din Barosso i čitav njegov kabinet što je bio slučaj i u 2009.god. Naš predsjednik je za tri godine potrošio oko 200.000 EUR na reprezentaciju. Takođe na ime troškova za službena putovanja,za tri godine, isti predsjednik je potrošio više od 200.000 EUR-a a da momentalno na žiro racunu nema ni deset (10) EUR-a.

Sekretarijat za finasije je odbio naš zahtjev da nam da podatke o trošenju sredstava za reprezentaciju zbog navodne službene tajne. O kakvoj tajni je riječ to ce najvjerovatnije utvrdili nadležni državni organi ali to jošuvijek nijesu javno iznijeli.

Ovom prilikom želimo da skrenemo pažnju svima onima kojima je Predsjednik opštine Ulcinj obećao da će im platiti dugove, kada proda neko opštinsko zemljište ili da će im dodjeliti placeve, da od toga nema ništa jer Skupština do današnjeg dana nije donjela nijednu odluku o prodaji svoje imovine.

Skupština je jedino nadležna za donošenje takvih odluka.

 


Add a comment
 
Genci Nimanbegu - Nedjelom o 16
SUNDAY, 07 FEBRUARY 2010 17:00
Dim lights Download Embed Embed this video on your site
Add a comment
 
Shkaterimi i Objekteve ne Rane
TUESDAY, 02 FEBRUARY 2010 20:10
Xhaudet_Cakuli_020210Aksioni i shkatërrimit të objekteve të përkohshëm në Ranë është një farsë në të cilën rolet i luajnë dy nivele të pushtetit të cilët nuk mund të dalin prej konfuzionit të kompetencave të pa definuara dhe kufirit të pa përcaktuar për të Mirat detare.

Këtë e kanë vërtetuar edhe në shqyrtim publik ku versionet e Studimit shtetëror të lokacionit për Kala dhe Plani urbanistik për Ranë u përplasën në kompetenca në disa pjesë të Kalasë, të Ranës dhe në Sukën e Sumajve ( ish Hoteli Jadran).

Ata kanë shkaktuar konfuzion edhe tek pronarët e objekteve dhe tek të gjithë qytetarët e Ulqinit të cilët nuk mund të kuptojnë a është duke e bërë këtë shkatërrim „dora“ e Qeverisë së Malit të Zi, „gishtat“ e pushtetarëve të Ulqinit, apo dora dhe gishtat veprojnë të harmonizuara?

Pushteti lokal ka pas për detyrë që, para se të vendoste të shkatërrojë objektet që bënin një pjesë të rëndësishme të shërbimeve hoteliere - pjesë e rëndësishme të ofertës turistike në zemrën e Ulqinit, ta sqarojë vijën e përfshirjes të të Mirave detare dhe me kohë të përfundojë Projektin urbanistik për Ranë.

Ju përkujtojmë se tenderi për punimin e projektit urbanistik për Ranë është shpallë që në vitin 2004, mirëpo ende nuk është përfunduar dhe nuk është aprovuar në Kuvend, edhe pse shqyrtimi publik ka përfunduar para një viti. Mosegzistenca e Projektit urbanistik, gjegjësisht të çfarëdo plani për Ranë, dhe politika e papërgjegjshme e pushtetit lokal ka shkaktuar devastimin ambiental të pjesës më atraktive të Ulqinit; shembuj: Shkatërrimi i Hotelit Jadran, Hotelit Galeb dhe e një pjese të Hotelit Mediteran.

Nga ana tjetër, në 20 vitet e fundit objektet e forta dhe shumëkatëshe të ndërtuara pa plan, do të thotë edhe pa leje, në Ranë dhe në Kala ishin ato të cilët e shëmtuan ambientin, e jo objektet e përkohshëm të cilët janë punuar në bazë të Projektit urbanistik të të Mirave detare.

Për ruajtjen e ambientit nga devastimet shumë më i rëndësishëm do të ishte intervenimi ndaj atyre objekte, sepse këto që tani po largohen edhe ashtu ishin të përkohshëm dhe lehtësisht të largueshëm.

Meqenëse këto objekte largohen para aprovimit të Projektit urbanistik, ata të cilët i largojnë e kanë të qartë që nuk e kanë definuar qëllimin e largimit të këtyre objekteve. Atë qellim ato mundohen ta shpjegojnë me punimin e një „Parku mediterani“ për të cilin nuk kanë Projekt, do të thotë as leje dhe as bazë legjitime për realizim. Në vend të objekteve të përkohshme me leje do të realizohet pra „Park mediterani“ pa leje. Për shkak të hapësirës tejet të kufizuar mendojmë se këtu nuk bëhet fjalë për park, por për disa rrëpina (zagna) me bimë të Mediteranit.

Jemi të bindur se sikur të ekzistonte Projekti urbanistik i Ranës dhe afati për fillimin e zbatimit, pronarët e objekteve të përkohshëm me vullnet do t’i largonin objektet, sepse në këtë rast do të kishte një zgjidhje për ata, për familjet e tyre dhe për të gjithë të tjerët që me vite presin aprovimin e Projektit urbanistik për Ranë. Kjo vlen edhe për largimin e objekteve të përkohshëm në cilën do pjesë të qytetit: largimit duhet ti paraprijë plani paraprak, gjegjësisht alternativa për ofertën e prodhimeve dhe shërbimeve dhe për sigurimin e burimeve financiare për ekzistencën e familjeve të të punësuarve.

Kjo çka po realizohet nuk parasheh asnjë alternativë as për ekzistencën e këtyre familjeve, por as për ofertën turistike në Ranë ku ajo do të mungojë për mijëra turisë.

Rregulla e veprimit selektiv të pushtetit po vërtetohet edhe një herë, pasi disa objekte të përkohshëm mbeten pa u larguar. Qytetarët e dinë se kush i shfrytëzon ato objekte që nuk preken dhe se pronarët e tyre kanë „merita“ për të dy pushtetet: edhe për atë lokal edhe për atë shtetëror.

Shkatërrimi i objekteve në Ulqin po vazhdon. Ndërtimet mund t’i imagjinojnë vetëm optimistet e përbetuar dhe naivet.

Tani, definitivisht, të gjithë e kanë të qartë se ky pushtet lokal eshte i paaftë dhe di vetëm të shkatërrojë e jo të ndërtojë.


Add a comment
 
Forca themeloi keshillin Komunal ne Plave dhe Guci
SUNDAY, 31 JANUARY 2010 08:57

Image265Forca e re demokratike themeloi në Plavë Këshillin Komunal  për Plavë dhe Guci. Pas zgjedhjes së Kryesisë të Këshillit komunal prej shtatë anëtarësh i njëjti zgjodhi për Kryetare të këshillit zonjën Vera Hakaj, kurëse për nënkryetar të Këshillit u zgjodh z. Zymer Sinani.

Në kuadër të aktiviteteve  të saja, Forca zgjeroi fushëveprimin e vet duke formuar Këshillin Komunal të Plavës me qellim që popullatës shqiptare në ato zona ti qëndrojë më afër për plotësimin më të plotë të nevojave të tyre jetësore.

Në bazë te programit te Forcës dhe prioriteteve që i permban aktivitet tona do te përqëndrohen edhe në disa veprimtari kyçe te rajonit të Plavës dhe Gucisë siç jane: infrastruktura, integrimin e popullit shqiptar në strukturat shoqërore, përmirësimin e kushteve për shkollim në gjuhën shqipe, mbrojtjen e pronës private, zhvillimin i  agrokulturave dhe blegtorisë si vlera të posaçme të zonës.

Forca është e sigurt që Kryesia e porsazgjedhur e Këshillit Komunal për Plav dhe Guci me ndihmën dhe në koordinim me organet më të larta të partisë do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së popullatës shqiptare të Plavës dhe Gucisë.


Add a comment
 
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

Kuvendi Ulqinit

Newsletter

Newsletter

Untitled 1