|
(Mos)realizimi i Buxhetit 2010 |
|
utorak, 24 avgust 2010 11:06 |
|
There are no translations available.
Të nderuar qytetarë
Për këtë vit ky pushtet ka planifikuar buxhetin vjetor në shumën prej 12.900.000 euro dhe ka arritur që për 6 muaj te realizojë vetëm 2.100.000 euro gjegjësisht 16.30%.
Punëtorëve të administratës i kane borxh rrogat me disa muaj, ndermarrjet publike jane para falimentimit, mirëmbajtja e objekteve infrastrukturale është plotësisht e ndalur, fillimet e realizimit të investimeve të premtuara janë duke pritur premtime të reja.
Tani do të paraqesim të dhënat mbui planin vjetor dhe realizimin e buxhetiti të Komunes për 6 muajt e parë
Add a comment
|
|
Opširnije...
|
|
|
Të garantojmë zgjedhje sa më cilësore dhe të ndershme duke i siguruar fëmijëve tanë një të ardhme më të ndritur. |
|
utorak, 17 avgust 2010 23:46 |
|
There are no translations available.
KONFERENCËPËR MEDIA
Ulqin 17.08.2010 Nr.127/10
Të nderuar qytetarë,
Forca edhe më heret ka konstatuar se rruga më e mire për zgjidhjen e situatespolitike në Ulqin është kthimi i mandatit votuesëve, prandaj e përshëndesimvendimin e fundit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Komunën eUlqinit.
Sikurse jemi të gjithë dëshmitar,qeverisja në Komunë ka ardhur vetëm duke u keqësuar dhe duke e zhytur buxhetine komunës në miliona euro borxhe, shërbimet publike kanë arritur një nivel kritik, kuvendi komunal nuk ka funksionuar aspak gjatë gjithë këtij viti dukebërë që komuna të drejtohet pa transparencë e llogari. Vendimi për përsëritjene zgjedhjeve komunale dëshmon qartë rezultatin e zgjedhjeve të majit dukedëshmuar se qytetarët e Ulqinit qart kanë votuar kundër qeverisjes ekzistuese.Zgjedhjet e kaluara treguan se ishin një votë mosbesimi ndaj pushtetit tëderitanishëm kurse tash ne besojmë se zgjedhjet e ardhshme do të jenëvendimtare për një pushtet të ri i cilido ta ndalë këtë gjendje kaotike në Komunën tonë.
Add a comment
|
|
Opširnije...
|
|
KUMTESE - Ligje sikurse në kohën e monizmit |
|
četvrtak, 05 avgust 2010 10:49 |
|

Miratimi i ndryshimeve në disa ligje nga fusha e arsimit që ditë më parë u vendosë nga shumica aktuale parlamentare në parlamentin e Malit të Zi, dëshmon se në praktikë pushteti vazhdon me formulen e centralizimit ndërsa decentralzimi i tij sipa standartëve evropiane mbetet vetëm dëshirë. Edhe pse deputet të subjekteve të ndryshme politike e ate kryesisht nga partitë opozitare kishin paraqitur amendamente të ndryshme që ishin në favor të decentralizimit dhe të autonomisë së shkollave, çdo gjë ishte e kotë sepse shumica parlamentare vendosi sipas rekomandimeve qeveritare. Kundër këtyre propozim ligjeve nga 49 deputet që votuan ishin vetëm tre deputetë nga subjektet nacionale shqiptare (Forca, LDMZ, Perspektiva) duke mbrojtur parimet e decentralizimit dhe barazisë nacionale në një mjedis multinacional siç është Mali i Zi.
Add a comment
|
|
Opširnije...
|
|
Ambasadori Turçinoviq ne vizitë Forcës |
|
srijeda, 04 avgust 2010 09:00 |
|
There are no translations available.
Ambasadori i Kroacisë zotëri Petar Turçinoviq vizitoi Ulqinin me ftesë të kryetarit të partisë Forca zotëri Nazif Cungut dhe u njoftoi me punën, aktivitetet programore dhe qëllimet e partisë.
Vëmendje të veçantë Forca ia dedikoi problemit të pozitës së pakicave në Mal të Zi, dhe paraqiti qëndrimet e tyre në mënyrë që të përmirësohet statusi i tyre duke ndjekur shembullin e vendeve ne regjion sikur Kroacia në miratimin dhe zbatimin e ligjeve për bashkësitë nacionale. Add a comment |
|
Opširnije...
|
|
Leter e derguar KK te SDP-se |
|
subota, 17 jul 2010 08:42 |
|
There are no translations available.
PARTIA SOCIAL DEMOKRATIKE - KËSHILLI KOMUNAL – ULQIN
Ulqin, më 16.07.2010
Nr: 104 / 10
Lënda: Urgjencë për përgjigje në ofertë për formimin e shumicës parlamentare të KK të Ulqinit
Attn.: Kryetarit, z. Selim Resulbegoviq
I nderuari z. Resulbegoviq,
Bazuar në kërkesën tuaj, me datë 26 maj të këtij viti Forca e Re Demokratike ju ka dorëzuar një marrëveshje të nënshkruar dhe të protokuluar nga Forca dhe nga tre subjekte tjerë politik që në zgjedhjet lokale të 23 majit kemi siguruar 15 mandate. Dy mandatet tuaja shtesë, siç keni konstatuar, janë të mjaftueshëm për një shumicës të re parlamentare.
Add a comment
|
|
Opširnije...
|
|
ponedjeljak, 12 jul 2010 07:43 |
|
There are no translations available.
Me këtë konferencë FORCA e Re Demokratike tërheq vëmendjen për situatën dramatike që po pëson komuna jonë dhe bën thirrje që t’i jepet fund kësaj situate kaotike duke rikthyer jetën institucionale në komunën tonë.
Mungesa e funksionimit të Kuvendit ka bërë që papërgjegjsija dhe paaftësia e qeverisjes së pushtetit aktual të kalojë momente të jashtëzakonshme e të rrezikojë seriozisht të ardhmen tonë. Mbledhja e fundit e Kuvendit të Komunës është mbajtur me datën 22 janar 2010 edhe ajo ishte e jashtëzakonshme me iniciatvë të FORCËS dhe tasht janë bërë 6 muaj që kuvendi komunal nuk funksionon. Qytetarët e Ulqinit kanë nevojë për kuvendin e Komunës I cili do të mund të siguronte transparencë lidhur me situatën e rëndë ku gjendet komuna dhe të kërkonte llogari nga pushtetarët lidhur me veprimet që ata do ndërmarrin për ta nxjerrë vendin nga kriza. Me qindra probleme, shqetësime dhe projekte kanë vite me radh që presin të merren në shqyrtim nga kuvendi komunal.
Ky sabotim që po i bëhet Kuvendit Komunal prej pushtetarëve e ka shndërruar Komunën tonë në një pronë private të Kryetarit të Komunës dhe e ka rrezikuar seriozisht mirëqënien dhe të ardhmen e bashkëqytetarëve tanë.
Ne kërkojmë që Pushteti aktual të mbledhë sa më shpejt Kuvendin e Komunës në mënyrë që të rikthehet funksionimi I Kushtetutes dhe ligjit si dhe institucioneve tjera. Me riaktivizimin e kuvendit qytetarët do të marrin përgjigje për shumë probleme dhe pushtetarët do të vihen para përgjegjësisë për situatën ku e kan pruar komunën.
Nëse pushtetarët nuk mund të mbledhin Kuvendin e Komunës së Ulqinit brenda këtij muaji atëhere le të shpallin zgjedhje të reja të parakohshme. Kjo situatë është bërë e padurueshme prandaj nëse pushteti përsëri tregon paaftësi dhe papërgjegjsi, dhe nuk di ta zgjidhë këtë situatë atëhere le të kthehemi perseri te qytetarët te cilit kesaj radhe me doren e tyre edhe me te vendosur do te i japin zgjidhje kesaj sistuate.
Shërbimi për informrim i Forcës
Add a comment
|
|
Genci Nimanbegu 22.06.2010 |
|
srijeda, 23 jun 2010 10:54 |
|
There are no translations available.
|
|
|
|
|
<< Start < Prethodni 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 sljedeći > Kraj >>
|
|
JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL |